'Open Ballkan',Tritan Shehu-Ramës: Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë! Nismë e dështuar, deklaroni përfundimin e kësaj loje

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se me nismën rajonale 'Open Ballkan' integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë. Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e saj.

"Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë, duhet të jeni të qartë se Serbia ka një këmbë e gjysmë në Moskë, gjysmën tjetër pending. Një nga esencat e këtij projekti është pengimi i procesit të integrimit. Ky është zinxhirë për të tërhequr vendet tona drejt lindjes. Vërtet mendoni se Serbia ka hequr dorë nga pretendimet ndaj Kosovës? Ju vetëm bëni presion mbi Kosovën  pse nuk i bashkohet një tryeze të ngritur nga Vuçiç. Po zhvlerësohet pavarësia e Kosovës. Serbia është e lidhur me Serbinë nga ana ushtarake dhe inteligjencës, Serbia vazhdon me një politikë arkaike të bazuar te Moska. Serbia ka miratuar para pak ditësh dokumentin strategji të shtetit dhe kanë përcaktuar si shtete armike Ksovën, Shqipërinë dhe Bosnjën. U servirni shqiptarëve Open Nallkan e Vuçic si një formë e partneritetit strategjik me Serbinë. A i keni kërkuar Serbisë të kërkojnë falje ndaj gjenocideve në rajon veçanërisht ndaj shqiptarëve? A keni ndonjë projekt të dobishëm për Kosovë dhe Rajonin? Duhet të paraqesim platformë për të ndihmuar Kosovën. Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviçit, thotë s e nuk do e njohë kurrë Kosovën, ndërsa ju sulmoni Kosovën për një projekt që i kundërvihet projekteve të Brukselit. Integrimin e Shqipërisë po e lini peng te Vuçiç. Mes Procesit të Berlinit dhe Open Ballkan nuk ka asgjë të përbashkët, i dyti është krijuar për të kundërshtuar të parin. Ky projekt i hapur është një projekt i dështuar. Ju nuk keni paraqitur asnjë platformë për tregun e përbashkët rajonal sepse nuk keni çfarë të paraqisni. Ju kërkoj sot të bëni një hap të rëndësishëm pozitiv, deklaroni përfundimin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur", tha Shehu.


Lajmi kryesor:

‘Open Balkan’, Tritan Shehu interpelancë me Ramën: Në interes të Serbisë së Madhe, e rrezikshme! Kryeministri: E pakonceptueshme, thjesht mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë