Open Data: Borxhi për frymë
shtohet me 43 226 lekë në 2014
Borxhi Publik për Frymë në vitin 2014 llogaritet rreth 13.22% më shumë se një vit me parë, apo 43 226 lekë që i shtohen borxhit për frymë që mbart çdo banor i Shqipërisë në 2013. Sipas parashikimeve buxhetore për këtë vit, ky borxh do të arrijë në vlerën 370 224 lekë.
TIRANE- Borxhi Publik për Frymë në vitin 2014 llogaritet rreth 13.22% më shumë se një vit me parë, apo 43 226 lekë që i shtohen borxhit për frymë që mbart çdo banor i Shqipërisë në 2013. Sipas parashikimeve buxhetore për këtë vit, ky borxh do të arrijë në vlerën 370 224 lekë. Këto janë të dhënat e publikuara së fundmi nga “Open Data Albania”, bazuar në strukturën dhe efektet e Borxhit Publik sipas ecurisë së vitit 2013 dhe parashikimeve për vitin 2014.
Sipas këtyre të dhënave, një familje mesatare me katër pjesëtarë në vitin 2014 ka një “pjesë tek borxhi publik“ prej 1 480 896 lekë.
Borxhi Total në vitin 2014 është rritur me 120.4 miliardë lekë krahasuar me vitin paraardhës, ndërkohë që edhe në 2013 ky borxh ishte rreth 83.7 miliardë lek më shumë se 2012-ta.
“Veç huamarrjes për të mbështetur buxhetin dhe projektet e huaja këtë vit në rritjen e borxhit ka ndikuar edhe përfshirja e pagesës së detyrimeve të prapambetura për 35 miliard lek, detyrime të prapambetura në sektorin e infrastrukturës dhe sektorit tatimor.
Kosto e Borxhit për Frymë llogaritet si raport i interesave që do të paguhen nga Buxheti i Shtetit për huanë ende të pashlyer në raport me popullsinë e vendit. Në vitin 2014 kjo kosto për frymë sipas parashikimeve buxhetore llogaritet në 16 645 lekë për frymë.
Borxhi Publik mund të emetohet brenda vendi dhe mbahet nga rezident si borxh i brendshëm, ose jashtë vendit dhe mbahet nga jo rezident, borxh i jashtëm”, thuhet në njoftimin e “Open Data Albania”.
Referuar të dhënave të publikuar nga “Open Data Albania”, stoku i borxhit publik në përfundim të 3-mujorit të tretë të 2013 shenontë vlerën 62.2% të PBB.
“Stoku i borxhit publik deri në përfundim të tremujorit të tretë të 2013 shënonte vlerën e 871.8 miliardë lekë ose 62.2% e PBB. Raporti Borxh i Brendshëm dhe Borxh i Jashtëm është 57.37% me 42,63%. Ose në vlera Borxhi i Brendshëm është 500.2 miliardë, dhe Borxhi i Jashtëm është 371.6 miliardë lek. Sipas afatit të maturimit 249.2 miliardë lekë ose 30.4% e Borxhit janë borxhe afatshkurtra, ndërsa 569.5 miliardë janë apo 69.6% janë borxh afatgjatë”, vijon njoftimi i “Open Data Albania”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17