Open Studio, një ekspozitë ndryshe
Dy piktoret e reja Ledia Kostandini dhe Matilda Odobashi kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ekspozuar punimet e tyre në aktivitetin “Open Studio: Ledia Kostandini dhe Matilda Odobashi”.
TIRANE - Dy piktoret e reja Ledia Kostandini dhe Matilda Odobashi kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ekspozuar punimet e tyre në aktivitetin “Open Studio: Ledia Kostandini dhe Matilda Odobashi”. Aktiviteti është një iniciativë e dy vajzave, të cilat të shtyra nga dëshira për të marrë impulset dhe ngacmimet nga miqtë, kolegët por edhe artëdashësit, kanë krijuar një ambient ndryshe për ekspozimin e krijimeve të tyre.
E veçanta e këtyre punimeve ishte se ato u kryen në një lagje të Tiranës dhe jo në galeritë që ndodhen në qendër të saj, duke e nxjerrë artin jashtë kontekstit statik dhe duke e afruar me shumë me komunitetin.
"Open Studio" qëndroi e hapur për dy fundjava rradhazi, gjatë gjithë dites në rrugën “Ali Visha”, afër pallatit Grand. Në këtë mënyrë gjithë të apasionuarit pas pikturës patën mundësinë të vizitonin atelierin dhe punimet, qe dy artistet i shpjegonin për të pranishmit.
(Foto nga ekspozita)Ledia Kostandinit tregoi se në punimet e saj janë shprehur: “Situata absurde, vende të kota ku mjediset periferike shndërrohen përkohesisht në një galeri pa mure, për mua dhe për njerëz që ndodhen rastësisht aty. Ky proces instalativ, më njeh me një publik spontan, tepër kurioz dhe fare pak të familjarizuar me figurën e artistit. Unë zgjedh të udhëtoj me instalacionin e parakrijuar në studio, drejt një destinacioni specifik. Realitetin e përdor si një skenografi dramatike mbi të cilën luhet një komedi. Paradoksi dhe kontradita janë lajtmotiv”.
(Foto nga ekspozita)Kurse Matilda Odobashi thotë se në punimet e saj janë shprehur: “Kërshëria që ndjej kundrejt natyrës njerëzore në tërësinë e saj, më ka bërë të merrem gjatë me të; me marrëdhënien dikotonike që ajo krijon me vetvehten apo/edhe me ambientin që e rrethon. Punimet, kryesisht krijimet e fundit, janë përshfaqje e anktheve, frikërave dhe ndjesisë klaustrofobike që ambjenti urban dhe marrëdhëniet njerëzore në këto ambiente, ngjallin tek vet njerëzit. Këto ndjesi vijnë të theksuara edhe më, në mënyrën se si keto krijime ekspozohen”.
(Foto nga ekspozita)Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj, Rama ironizon: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist'! Do përdoret për çdo gjë që kishte tmerr ish-diktatori
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37