OpenAI ‘kthesë’! Pesë ditë pas shkarkimit, rikthen shef ekzekutiv Sam Altman

OpenAI ‘kthesë’! Pesë ditë pas shkarkimit, rikthen shef ekzekutiv Sam Altman

Sam Altman

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman do të kthehet si CEO vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi, më 17 nëntor. Pas ditësh kaosi, pas dëbimit të bashkëthemeluesit të startup-it që zhvilloi ChatGpt dhe në të cilin Microsoft investoi shumë (mbi 10 miliardë), vjen një kthesë e bujshme.

Përveç kthimit të Altman, kompania ra dakord në parim që të rikonstituonte pjesërisht bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë. bord i ri i përbërë fillimisht nga Bret Taylor (ish-CEO i Salesforce), Larry Summers (ish-sekretar i Thesarit i SHBA) dhe Adam . D'Angelo (ish-anëtar i bordit të drejtorëve të OpenAI). Detajet janë duke u finalizuar.

“Ne kemi arritur marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet si shef ekzekutiv i OpenAI, me një bord të ri fillestar”, tha kompania.

Pas vendimit të bordit për shkarkimin e Altman, qindra punonjës të OpenAI (pothuajse të gjithë 770 të pranishëm) nënshkruan një letër duke kërcënuar se do të largoheshin nga kompania nëse të gjithë anëtarët aktualë të bordit të drejtorëve nuk jepnin dorëheqjen. Mes tyre ishte edhe shqiptarja Mira Murati e cila u caktua nga bordi si shefja e përkohshme në kompaninë e inteligjencës artificiale “Open AI” deri në gjetjen e drejtorit të përhershëm.

Bordi i kaluar i OpenAI nuk kishte dashur t’i tregonte arsyet e hollësishme se pse e kishte shkarkuar Altmanin të premten e kaluar, ku përveç konfliktit të brendshëm me punonjësit, u rrit trysnia e jashtme nga investitorët.

Microsofti, i cili ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe gëzon të drejta në teknologjinë e saj, u tregua i shpejtë duke e emëruar Altmanin të hënën, si dhe një ish-bashkëthemelues dhe ish-president tjetër, Greg Brockman, i cili kishte dhënë dorëheqje nga OpenAI në shenjë proteste për shkarkimin e Altmanit.

Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, e bëri të qartë të hënën se ishte ende i hapur për kthimin e Altmanit në OpenAI, përderisa telashet qeverisëse dhe të bordit të kësaj kompanie do të zgjidheshin.

E bashkëthemeluar nga Altman si kompani jofitimprurëse me mision për ta ndërtuar në mënyrë të sigurt të ashtuquajturën inteligjencë e përgjithshme artificiale e cila është më e mençur se njeriu dhe për përfitim njerëzor, OpenAI u bë më vonë biznes fitimprurës, por ende udhëhiqet nga bordi i drejtorëve jofitimprurës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë