Revolucion është sllogani që përdoret rëndom në protestat e flamingove që prej kohës kur revolucioni ishte perceptim.
Megjithatë kjo frazë nuk se është një risi në fjalorin public shqiptar; jo vetëm përdoret shumë, port ë themi të drejtën keqpërdoret.
Revolucioni nuk është as linear e as nuk është i metruar, megjithatë është gjë serioze. Revolucion quhet edhe ai francezi i Robersperre, edhe ai Amerikani i George Washingon-it si dhe ai Bolshevik i Leninit, Trockit dhe Stalinit.
Por Revolucione ishin edhe ato të Fidelit e Che Guevara-s, e shokëve të tyre latinos. Revolucioni në thelb është një luftë e pastër e qartë e kundërshtarëve politikë me mjete jo politike.
Megjithatë, polititologët fjalën revolucion e kanë argumentuar që mund të vijë edhe pa dhunë, pa të vrarë, pa bomba, qoftë edhe pa ndryshime politike.
Revolucioni i madh i 1968 në Europë i shekullit të kaluar është aq i rëndësishëm pasi ka ndryshuar botën Perëndimore.
Aborti, divorci, marrëdhënia e lirë njerëzore dhe filozofia që nuk kufizon dëshirën ka ndryshuar Perëndimin e shekullit të 20. Revolucion që shpërtheu më pas imagjinatën, krijimtarinë; letrare, kinematografike, artet pamore, teknologjinë më shumë nga të gjitha.
Revolucionare është Mira Murati që i ka dhënë mundësinë miliona njerëzve që të përdorin teknologjinë për të materializuar një ide që kanë. Natyrisht u ka dhënë mundësi edhe atyre që nuk kanë ide që të tregohen në publikë se janë të zot, por, i ka zbuluar hapur keqpërdoruesit.
Revolucioni si koncept nuk është thjesht një ndryshim qeverie, edhe pse revolucionarët duan ta bëjnë atë. Ndryshimi i një qeverie, në rastin tonë të asaj të Edi Ramës nuk është mundësi fakultative. Duhet ta rrëzosh me votë.
Megjithatë, ditët e fundit në flamingot qëndrestarë po rritet ideja e rrethimit, rrëzimit, eleminimit, me një fjalë dhunës. Këto teza thuhen në mikrofonin e protestës, por edhe në panelët e darkës nga analistë që dikur kanë qenë oficerë apo edhe zyrtarë të mazhorancës aktuale.
Një person normal që i dëgjon, pa pasur qasje në çmendurinë tonë të kanaleve e portaleve mund të ngrejë pyetjen: Po në një vend tjetër, ai që e thotë do të shkonte në ndjekje penale?
Në fakt është ashtu. Në asnjë vend të Europës nuk ka një personazh publik a politik që thotë do të eleminojmë kryeministrin. Merret në ndjekje penale. Po përse atëherë kjo thuhet e nuk ka asnjë veprim? Gjasat janë që jemi në Babale 2.0, ku shantazhi është kthyer në personazh, ku personazhi ofrohet si kamikaz për të negocuar më pas statusin e tij, që në fund të fundit është mëditje.
-
Mjafton ajo foto dhe flet sa një mijë fjalë. Këta personazhe që u ngjizën falë këtij sistemi, duan ta përmbysin. Në fakt ashtu si dhe virozat kanë një cikël të caktuar fillimi dhe mbarimi dhe sistemi(trupi), i nxjerr jashtë, ashtu dhe këta pjella të sistemit po dalin jashtë pak e nga pak nga vetë sistemi sepse ka mbaruar cikli i këtyre personazheve dhe vetë sistemi kërkon që të vetëpastrohet. Gjths kjo foto tregon që shqiptarët duhet të bëjnë shumë kujdes se në vend të vendosin vetulla, po nxjerrin sytë me këta oportunistë.
Përgjigju







Komente
Komento