3 parcela të mbjella me fidanë kanabisi janë gjetur në zonën e Kepit të Rodonit gjatë kontrollit të vijës bregdetare.

Janë rreth 300 fidanë gjithsej të mbjellë në zonën e pyllit, larg qendrës së banuar. 

Operacioni ka qenë enkas i organizuar nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Emigracionit në Durrës në hapësirën nga Derdhja e lumit Erzen dei në Kepin e Rodonit. 

Nga ky operacion nuk ka persona të ndaluar apo të arrestuar deri më tani. Operacioni u organizua në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia kufitare e Durrësit.

Autorët e kultivimit të tyrë kanë mundur të largohen ndërsa po punohet për asgjesimin e bimëve.