VAU I DEJËS- Një parcelë me kanabis është zbuluar në Vaun e Dejës. Një 30-vjeçar është arrestuar, ndërsa 810 rrënjë narkotike janë asgjësuar. Policia ka ndarë edhe videon e mësymjes në serën e kanabisit, e cila ishte kamufluar në mes të një sere me misër në fshatin Kosmaç.

Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, 30-vjeçari E. Z.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.

Ndërkohë, një tjetër operacion anti-kanabis u zhvillua sot në Krujë, ku u asgjësuan 773 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella të malësisë.