LEZHË – Një kompleks në vijën e parë të plazhit, tek Rana e Hedhun në Shëngjin dyshohet se është ndërtuar pa leje dhe me dokumente pronësie të falsifikuara. Hetimi i Prokurorisë së Lezhës çoi në arrestimin e pronarit Pjetër Tuçi, ndërsa disa zyrtarë dhe ish-zyrtarëve të Kadastrës, IKMT-së dhe Policisë janë nën hetim.
Gjykata ka caktuar masat arrest shtëpie për Gentjan Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës së Lezhës, Artur Shabaku, ish-shef i sektorit të Legalizimeve, dhe punonjësit Admir Maxhuni, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina. Ndërkohë, dy ish-drejtues të IKMT-së, Flor Gjini dhe Kol Malai, janë ndaluar të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka, është pezulluar nga detyra dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit. Masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Lezhës janë ekzekutuar nga policia vendore, ndërsa hetimet janë drejtuar nga prokurorja Iva Harka.
Burime hetimore bëjnë me dije se çështja lidhet pikërisht me këtë ndërtesë tek Rana e Hedhun, të cilën Tuci e ka ndërtuar pa leje dhe duke falsifikuar dokumentet e pronësisë së tokës. Jo vetëm kaq, por ndërtesa pa leje është legalizuar në mënyrë të parregullt nga regjistruesit e hipotekës. Ndaj këtyre 4 objekteve është vendosur sekuestro preventive nga gjykata.
Po këtë të mërkurës, policia ka finalizuar operacionin “Harta”, ku janë konfiskuar 13 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 83 497 m². Ato ndodhen tek Rana e Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain. Konfiskimi është kryer në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi është provuar se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Zona bregdetare e Lezhës është një tokë e lakmuar ku prej vitesh është ndërtuar pa kriter dhe në shkelje të ligjit. Para një viti, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 1 vit e 4 muaj burg, ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Ai u gjet fajtor për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Ranës së Hedhun. Gjykata po ashtu caktoi si dënim alternativ heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhe 5-vjeçare.

Ky është objekti i sekuestruar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin në kuadër të operacionit ku u lëshuan 9 urdhër arreste për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje. Objektet janë të Pjetër Tucit, ndaj të cilit është dhënë masa e sigurisë "arrest në burg" për veprat penale ndërtim i paligjshëm dhe falsifikim vulash, stampash ose formularësh.
Komente











Ku jane drejtorat ,apo lodhen se vjedhin pa mzzzź
PërgjigjuHipotekat jane institucionet me te korruptuara ne shqiperi.po i zvasin qytetaret kur e kan detyrim ti sherbejne.
PërgjigjuDuhet me hap burgje te reja se nuk i delet.
PërgjigjuTe ndershmit te futen neper burgje dhe horat perjashta sepse jane 90% e popullsise or teeeejjjjj
PSE VETEM NE LEZHE, SHKODER E DURRES?! GJITHANDEJ! TE BEHEN HETIME GJITHEPERFSHIRESE NE TE TERE SHQIPERINE, QE NGA VITI 1991!
PërgjigjuPak paskeni ndaluar, nese hetoni me shume do gjeni edhe te tjere. Hetoni kush fshihet mbas drejtorave te kadastres Lezhe, ato ty jane vetem si emer.
PërgjigjuPo Shkodra kur e ka rradhen se hipoteka kabo namin tash 35 vjet dhe kush ka punuar aty janë ba milionera.
PërgjigjuPO KULLA E VERIT NE MES TW DURRESIT DUKET NGA LEZHA ?
Përgjigju