Policitë e disa vendeve europiane kanë arrestuar sot 17 persona në kuadër të një operacioni të gjerë kundër një rrjeti kriminal të trafikut të drogës, njoftuan forcat holandeze të sigurisë.
“Këto arrestime u kryen në sajë të informacioneve të përgjuara në sistemin e koduar telefonik të EncroChat të përdorur nga krimi i organizuar”, bëri të ditur policia në një komunikatë.
Aksioni, i kryer në bashkëpunim me policitë belge dhe spanjolle, çoi në arrestimin e 17 personave të moshës nga 25 në 68 vjeç.
“Operacionet u kryen njëkohësisht në dhjetëra vende në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Hungari dhe Sllovaki”, theksoi policia holandeze, duke shtuar se u sekuestruan drogë, armë, makina dhe para’.
“Shumica e të dyshuarve dyshohet të jenë të përfshirë në trafik droge dhe aktivitete të pastrimit të parave. Disa janë akuzuar gjithashtu për armëmbajtje pa leje”, shtoi policia.
Holanda u ka kërkuar autoriteteve belge dhe spanjolle për ekstradimin e të dyshuarve të arrestuar në vendin e tyre.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.4%
-
Normal
19.2%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
Grindja e Sllovakisë me Ukrainën për gazin taktikë shpërqendrimi
4 Janar, 08:59
-
Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së
3 Janar, 14:02
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Ukraina ndalon transportin e gazit rus drejt Evropës
1 Janar, 10:34
-
Spanjë/ Sekuestrohen 7 tonë kokainë, goditet rrjeti i trafikut që transportonte lëndën narkotike në Europë
31 Dhjetor 2024, 13:38
-
Shkodër/ Kapen 3.4 kg kokainë në Muriqan, në pranga i riu! Drogën e fshehu në tavanin e makinës (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 09:20
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Washington Post: Tregtia e kokainës lulëzon në mbarë botën, e udhëhequr nga shqiptarët
30 Dhjetor 2024, 08:37
-
VIDEO/ 'Luftë' me vezë dhe miell në Spanjë
29 Dhjetor 2024, 21:30
-
Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji
28 Dhjetor 2024, 19:44
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
Hahahahah Hollanda do ti masakroje me nga 6 muaj burg
Përgjigju6 muaj esht shum. Do i mari ca lek dhe do i thot mos e boni mo! Hollandezet jan te zgjuar shum ti fus un ne burg nga 6 muaj dhe kur te dalin po ket pun do bojn dhe ne do i marim prap leket,se po i kapi italjani dhe gjermani nuk e shohin driten e diellit per 6 vjet.