Operacionet anti-drogë,asgjesohen
5716 rrënjë në të gjithë Shqipërinë

Kanë vijuar edhe ditën e sotme operacionet anti - drogë nga efektivët e Policisë në të gjithë Shqipërinë. Nga operacionet në të gjithë shqipërinë janë zbuluar dhe asgjesuar 5716 rrënjë Kanabis Sativa. Nga efektivët e policisë janë ndaluar tre persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Tepelenë, agjesohen 3130 rrënjë Kanabis, pranga kultivuesi
Në Luzat të Tepelenë janë zbuluar dhe asgjesuar 3130 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa.
Në prangat e policisëë është vënë menjëherë kultivuesi i bimës narkotike, shtetasi Bledar Ballia. Balliu u arrestua pasi u gjet duke punuar në parcelat ku ishte mbjellë kanabisi

Tiranë, agjesohen 1000 rrënjë Cannabis Sattiva,pranga kultivuesi
1000 rrënjë bimë narkotike të lloit Canabis Sativa janë gjetur dhe asgjesuar, sot nga efektivët e komisariatit numër 6 në policinë e Tiranës. Bima narkotike u gjet në fshatin Mucallie dhe Caushaj të tiranës. Bima narkotike ishte me një gjatësi 1 m.

Pas zbulimit të drogës, blutë e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm në flagrancëtë shtetasit  Ardian Sula, 44 vjec, banues në Tiranë i cili dyshohetse është kultivues i bimës narkotike. Sipas Policisë Sula është i dënuar edhe më parë për veprat penale “Vjedhje dhe Plagosje ".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sarandë, asgjesohen 115 bimë Kanabis Sativa
Gjatë operacionit Anti-Kanabis, policia e Sarandës ka zbuluar dhe asgjësuar 115-bimë narkotike "Canabis" në fshatin Memoraq.

Bima narkotike u zbulua afër Kishës Panaja, në vendin e quajtur Hustova, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar pa pronare, ku gjatësia e tyre arrinte deri në 190 cm. Efektivët e Sarandës kanë bërë edhe asgjësimin e plotë i bimëve narkotike më djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjirokastër, asgjesohen 371 rrënjë kanabis sativa, pranga autorit
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë  Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të  marra në  rrugë  operative kanë  bërë  asgjësimin e 350  rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva në fshatin Zenelaj, komuna Cepo Gjirokastër si dhe 21 rrënjë bimë narkotike në fshatin “Asim Zeneli” Gjirokastër.
 
Nga kryerja e  veprimeve të para hetimore u bë  arrestimi i Vladimir Novit, 61 vjeç , banues në fshatin Zenelaj, Gjirokastër, pasi dyshohet  si autor i kultivimit të 350 bimëve ne vendin e quajtur “Korie “ mbi fshatin Zenelaj. Gjithashtu  u bë shpallja në kërkim i Pëllumb Danajt, 59  vjeç  banues në fshatin “Asim Zenel”, në parcelën e tij u gjetën 21 rrënjë kanabis.
 
Përmet, 1100 rrënjë kanabis sativa, pranga 55 vjeçari
Gjithashtu nga strukturat e policisë së komisariatit Përmet u bë asgjësimi i 1100 rrënjëve bimësh narkotike kanabis sativa të kultivuara në një parcelë të marrë me qera në fshatin Odrican, Përmet.

Në përfundim të veprimeve  të para hetimore u bë ndalimi i Përparim Bejkos, 55 vjeç, banues në Durrës.

Si dhe u shpalllën në kërkim Bilke Zoto,29 vjeç, banues në Përmet. Fatmir Zhupa,39 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga veprimet hetimore të kryera  dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjëtrin,kanë kultivuar në një parcel të marrë me qera, në fshatin Odrican të Përmetit,1100 bimë narkotike të llojit kanabis.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq