Operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSHEE për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike ka vijuar dhe në ditën e sotme. Vetëm gjatë aksionit të sotëm janë arrestuar, në total në të gjithë vendin, 13 persona dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë.
 
Sipas Policisë së Shtetit, në funksion të ndihmës operative ndaj OSHEE, janë ndërprerë gjithsej 806 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Gjithashtu 13 personat e arrestuar dhe 15 të tjerët, që aktualisht janë në kërkim, po ndiqen penalisht nga autoritetet e Policisë për vjedhje të energjisë elektrike apo për shpërdorim detyre.
 
Më poshtë rezultatet e aksionit të sotëm në bazë të Qarqeve:

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar 10 persona dhe janë shpallur në kërkim 14 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës janë arrestuar 2 persona.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës është arrestuar 1 person.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat është shpallur në kërkim 1 person.

Gjatë deklaratës së saj për shtyp, Policia e Shtetit, ka bërë me dije dhe se do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë dhe në ditët në vijim operacionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme, në kuadër të luftës ndaj vjedhjes së energjisë elektrike.
 

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)