Në kuadër të operacionit për hetimet e lidhura me biznesmenin Ergys Agasi, me urdhër të SPAK, deri më tani janë ekzekutuar 3 masa sigurie. Në pranga ka rënë shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçi, si edhe një tjetër ekspert i kriminalistikës në Durrës, qyteti ku u arrestua edhe Agasi pas 8 muajsh arrati.

Masa e sigurisë “arrest në burg” është ekzekutuar edhe ndaj Embro Sulejmani, i arrestuar po ashtu në Durrës. Ai rezulton se punon si kryekamerier në një lokal te rezidenca qeveritare në Durrës, Bllok, i cili ishte blerë para pak kohësh nga pronaret e “kodrës së Kuajve”. Lokali njihet se frekuentohet nga personazhe të politikës, njerëz VIP, mes tyre edhe Ergys Agasi.  

Ende nuk dihet se çfarë roli dyshohet të ketë pasur ai në këtë çështje, por SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në Shkozet, ku familja e Sulejmanit rezulton të ketë një kompani që merret me “import-eksport dhe tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm ushqimorë, industrialë, bujqësorë dhe elektroshtëpiakë”. Kompania Euro Zimeg rezulton në emër të babait dhe vëllait të Sulejmanit.

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë


Lajmi kryesor:

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 3 në pranga (AKUZAT)