
Në operacionin e sotëm nga SPAK, u goditën disa grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e trafikut të drogës. Grupi i Islam Sefës konsiderohet si më i fuqishmi.
Më herët, Sefa është dënuar nga GJKKO me 11.4 vite burg si drejtues i një grupi që trafikoi 912 kg të llojit marijuanë drejt Gjermanisë në vlerën e 3.3 mln eurove.
Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Lajmi kryesor:
SPAK godet grupet e trafikut të drogës në Fushë-Krujë, 14 masa sigurie! 7 në pranga, mes tyre djali i ish-deputetit të PS Rraja! Sekuestrohen 430 mijë € e ora Rolex (EMRAT)









