Pak pasi vizitoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në paraburgimin e Fierit, avokati Plarent Ndreca, tregoi për mediat, kushtet në të cilët Erjon Veliaj qëndron.
“Vazhdon të jetë në ambientet e spitalit, i izoluar. Nuk takon askënd, nuk flet me askënd, nuk del me grupe. Kur Veliaj ndodhet në ajrim mbyllen të gjitha qelitë sikur po del një personazh i rrezikshëm shoqëror”, tha Ndreca.
Avokati thotë se ishte në Fier për të marrë në dorë grafinë dhe rezonancën për këmbën e thyer gjatë qëndrimit të Veliajt në paraburgimin e Durrësit, para transferimit. Ndreca tha se është e domosdoshme të dihet gjendja shëndetësore e Veliajt, në kushtet kur vetë mjekët i kanë sugjeruar një ndërhyrje kirurgjikale.
“Që nga e shtuna unë nuk kam marrë një kopje të grafisë dhe rezonancës magnetike që të kem një mundësi ta konsultoj me mjekë specialistë dhe të marrim një vendim mbi ndërhyrjen kirurgjikale. Është një situatë që nuk di t’i jap shpjegim sesi një institucion shtetëror nuk i jep informacion vetë pacientit mbi çfarë doktorët kanë konstatuar. Sot kam marrë një përgjigje që thjesht bën interpretim të rezonancës e grafisë, por nuk japin kopje. Është një persekutim shëndetësor i pakuptueshëm dhe nuk di si do të vijojmë me këtë mënyrë", vijoi Ndreca.
Të mërkurën, kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, me bindjen se pas situatës së vështirë që po kalon në burg, qëndron kryeministri Edi Rama.
“Ashtu siç ka trajtuar edhe në kërkesë, është një kërkesë që i është drejtuar kryetarit të grupit të PS për të iniciuar një komision parlamentar për ato që z. Veliaj i konsideron kërcënime të kryeministrit të bëra nga ministri i Drejtësisë. Është një detyrim kushtetues që parlamenti të bëjë kontroll parlamentar mbi ekzekutivin", tha Ndreca.
Sipas Veliajt, Rama e kërcënoi me rëndim të pozitës penale nëse nuk heq dorë nga mandati dhe nëse s’pranon se fshihet pas organizimit të protestave në Tiranë. Kërkesa këto që kryebashkiaku thotë se ia tejçoi në burg ministri i Drejtësisë, por vetë Toni Gogu i ka mohuar pretendimet.
Një kërkesë që pret ende të marrë aprovim nga autoritetet përgjegjëse, është edhe ajo për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së të shtunën.
Me theksin se betejat me drejtësinë duhet të mbeten jashtë partisë, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, theksoi të mërkurën se vendimi i takon vetëm SPAK-ut
“Unë nuk di të ketë një qëndrim të Partisë Socialiste në lidhje me çështjen Veliaj por qëndrime individuale. Partia Socialiste është një parti demokratike dhe kolegjiale dhe nuk mund të them që Partia Socialiste i ka mbyllur derën kryebashkiakut.”
-
Veliaj duhet të japi llogari për ato që akuzohet dhe në se fiton pafajsi atëherë ka të drejtë në të kundërt të vuaj dënimin... Veliaj le të mos bëj si i ndershëm se opozita kur ky ish kryetar çdo javë digjte bashkinë me molotov..
Përgjigju -
Po pashaporten e ketij kush e kishte?
Përgjigju -
Merri do lek o Nrec.
Përgjigju











Komente
Komento