Aktorja turke Ezgi Eyupoglu dhe shtatë persona të tjerë janë vënë në pranga pas një hetim për drogëStamboll.

Eyupoglu u arrestua me dyshimin për blerje droge për përdorim personal, sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit.

Dy të tjerë, të identifikuar me inicialet EK dhe IAA, u arrestuan me dyshimin për prodhim dhe trafikim droge, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë u arrestuan për lehtësim të prostitucionit.

Sipas mediave të huaja, rasti është pjesë e një hetimi më të gjerë për drogë në Stamboll, ku kohët e fundit disa prezantues lajmesh televizive janë ndaluar për t’u marrë në pyetje ose janë arrestuar me dyshimin për përdorim droge.

Operacioni është faza e fundit në një hetim të gjerë që ka parë dhjetëra të arrestuar që nga tetori