Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 80 mijë metra katrorë tokë për operacionin e një dite më parë për tjetërsimin e pronave. Bëhet fjalë për 13 sipërfaqe toke që dyshohet të jenë grabitur përmes falsifikimit të dokumenteve.
Në total në dosjen e prokurorisë figurojnë 6 përfitues, për të cilët janë vendosur 12 masa sigurie: Shaqir Sheshi, Viktor Mataj, Arianit Mataj, Besnik Xhafa dhe Fiqeret Xhafa janë lënë në arrest shtëpie për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa Ramazan Sheshi është lënë në arrest me burg pasi i është shtuar edhe akuza për pastrimin e parave.
Të 6 këta kanë paraqitur dokumente të falsifikuara pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe më pas me ndihmën e disa zyrtarëve të Kadastrës, kanë përvetësuar pronat. Në mesin e zyrtarëve bëhet fjalë dhe për ish-drejtorin e Kadastrës Durrës, Ardian Kona, i afërmi i Monika Kryemadhit, i cili është arrestuar dhe më herët për përfshirjen në të njëjtën skemë kriminale mashtrimi.
Për tjetërsimin e 27.550 metra katrorë nga Shaqir Sheshi, është bërë dhe falsifikimi i firmës i disa zyrtarëve të Kadastrës, ish-regjistruesit Bedri Luku, ish-specialistet juriste Shpresa Kaloshi dhe Alma Çeka.
Lajm në përditësim...
Komente






