KORÇË- 7 muaj hetime kanë çuar në pranga 22 persona teksa në total janë sekuestruar 535.5 kg kanabis. Në pranga kanë rënë 3 persona Leonard Hekurani, Zamir Sino dhe Fatjon Islami.
Gjithashtu gjatë kontrollit iu gjetën 50 kg kanabis, si dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, kanë konstatuar dy personat e mësipërm Leonard Hekurani dhe Zamir Sino në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll dhe iu kanë bërë me shenjë të ndalonin.
Sapo kanë parë shërbimet e Policisë në drejtim të tyre, kanë tentuar të largohen me vrap dhe kanë hedhur në tokë tre çanta të zeza. Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të çantave të tyre, u gjet një sasi prej 42 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë më herët, Fatjon Islamit iu kap 8 kg kanabis.
Kjo ishte faza e nëntë e operacionit policor të koduar "Restart", startuar shtatë muaj më parë. Në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, u arrestuan 20 persona.
Komente









