Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për 3 prej anëtarëve të grupit të Elvis Doçit (Visit të Pojës), grup i cili dyshohet se trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
GJKKO ka dënuar Edison Çukaj alias Gjoka me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, në bazë të gjykimit të shkurtuar, ai do të duhet të bënte vetëm 1 vit burg. Por për shkak se koha e kaluar në paraburgim është më e madhe sesa dënimi i tij, Gjykata ka urdhëruar heqjen e masës së arrestit ndaj tij.
Po ashtu GJKKO ka dënuar Ervis Detin me 2 vite burgim, nga të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar do të duhet të bëjë vetëm 1 vit e 4 muaj burg.
Gjithashtu Gjykata e Posaçme vendosi dënimin e Bexhed Mema me 2 vite burg, nga të cilat do të duhet të bënte vetëm 1 vit e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por Gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit për dënimin e tij me burg.
Në total për këtë grup ishin lëshuar 29 masa sigurie. Ervis Deti, Edison Cukaj alias Gjoka dhe Serxhio Shkodra u akuzuan se kishin konsumuar elementët e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bexhed Mema ka konsumuar elementët e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Naim Beluli, me funksion kontrollor ka konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës".
Komente











