Në kuadër të operacionit “Ura”, SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e 32 pasurive me vlerë rreth 9,1 milionë euro, të lidhura me Adi Çobën dhe persona të tjerë të hetuar për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas SPAK-ut, ekspertët kontabël kanë arritur në përfundimin se pasuritë e regjistruara në emër të personave nën hetim, familjarëve dhe personave të lidhur me ta nuk justifikohen me të ardhura nga burime të ligjshme.

Mes bizneseve për të cilat SPAK kërkon konfiskimin e kuotave janë dy lokale të njohura në Durrës, “Marquess”, në pronësi të Ervin Zeqirit, dhe restoranti “Felix Vinum”, në pronësi të Adi Çobës, Eni Koçit dhe Evalt Domit. Hetuesit e cilësojnë Çobën si një prej organizatorëve kryesorë të trafikut të drogës dhe të logjistikës së grupit, ndërsa Zeqirin si anëtar të tij.

Kërkesa përfshin edhe kuotat në televizionin kabllor “Vlora Cable”, në pronësi të biznesmenit Nexhmedin Danaj, dhe në shoqërinë “Dubai im”, që ushtron aktivitet në fushën e hotelerisë dhe turizmit dhe figuron në emër të bashkëshortes së tij, Algerta Fejzullau. Danaj u arrestua në shtator në Dubai, nën dyshimin se financonte aktivitetin e grupit dhe transferonte paratë e tij.

Pjesën më të madhe të vlerës së kërkuar për konfiskim e përbëjnë 24 pasuri të paluajtshme në Durrës dhe Vlorë. Në Durrës, lista përfshin 13 apartamente me sipërfaqe nga 48 deri në 199 metra katrorë, dy njësi tregtare me sipërfaqe 548,32 dhe 355 metra katrorë, një truall me ndërtesë dhe gjashtë sipërfaqe të tjera. Në Vlorë, SPAK kërkon konfiskimin e dy vendeve të parkimit.

Në listë janë edhe tre automjete luksoze, një BMW X6 i vitit 2021, një Mercedes-Benz AMG GLE 63 4MATIC i vitit 2017 dhe një BMW i vitit 2018. Prokuroria e Posaçme ka ndarë procedimin pasuror për të vijuar hetimet për pasuri të tjera dhe persona të lidhur me grupin.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka ndarë procedimin pasuror duke vijuar e hetimet edhe asete të tjera të fshehura të anëtarëve te tjerë  grupit apo dhe personave te tjerë të lidhur me ta.

Operacioni “Ura” u zhvillua rreth një vit më parë, njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali. Nga 51 masa sigurie u ekzekutuan 42, ndërsa disa persona u shpallën në kërkim, mes tyre edhe Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kudër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, ekspertimet kontabël dhe vlerësues të kryer u identifikuan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe shoqëri tregtare në emër të subjekteve në hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat nuk justifikoheshin nga burimet e ligjshme të të ardhurave.

Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth  9.1 milionë euro.

Këto pasuri përfshijnë:

  • 3 automjete
  • kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;
  • 24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.

Pasuritë e luajtshme:

  • Automjet i markës BMË, i vitit 2018.
  • Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
  • Automjet i markës BMË, modeli X6, i vitit 2021.

Kuotat e subjekteve tregtare:

  • Shoqëria tregtare “Marquess” sh.p.k.
  • Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.
  • Shoqëria, Agjenci udhëtimi “Dubai im” sh.p.k.
  • Shoqëria TV-kabllor, Vlora CABLE, sh.p.k.
  • Personi fizik “O. Sh”.

Pasuritë e paluajtshme:

  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e  ndodhur në  Durrës.
  • Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
  • Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.
  • Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ndarjen e procedimit pasuror nr. 10/2025 në procedimin nr. 10/1 të vitit 2026, për vijimin e hetimeve ndaj subjekteve dhe pasurive të tjera.

Kliko ketu per te lexuar ekstraktin historik te Marquess

Kliko ketu per te lexuar ekstraktin historik te Felix Vinum

Kliko ketu per te lexuar ekstraktin historik te Dubai im

Kliko ketu per te lexuar ekstraktin historik te Vlora CABLE