Operat e Puccinit "Suor Angelica" 
e "Gianni Skiki" premiere në TKOB

Operat e Puccinit e "Gianni Skiki" premiere në TKOB">
TIRANE - Në mbrëmjen e sotme të Shën Valentinit u shfaq premiera “Suor Angelica” dhe “Gianni Schiçhi” dy opera të Puçinit me rikthimin në atdhe të dy prej emrave më të njohur operistik Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa. 

Në këtë premierë të shumëpritur nga publiku, si të tillë ishin të pranishëm dhe emra të rëndësishëm të kabinetit qeverisës si kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro.
Premiera e zërit mrekullues të Ermonela Jahos në operan "Suor Angelica" përcolli emocione si dhe momente dramatike të vetë rolin tragjik që ajo luajti në këtë pjesë.

Pas zëri të Ermonelës, opera e dytë e Puçinit “Gianni Schiçhi” e interpretuar prej baritonit të famshëm jo vetëm në skenën shqiptare por edhe ato të huaja Gëzim Myshketa solli nota komike në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në datat në vazhdim në 16 shkurt mësohet nga TKOB se emra të tjerë të kabinetit të ministrave do të jenë të pranishëm në këto dy opera të Puçinit për të ndjekur zërat e mrekullueshëm të artistëve tanë shqiptarë por të mirënjohur edhe në skenat botërore Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf