Këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi është operuar gjatë natës pas dy infarkteve në zemër. Al Bano po bënte prova për koncertin e Krishtlindjeve në Romë kur u ndje keq.
Këngëtari e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale që zgjati 3 orë. Pas operacionit Al Bano shumë i qetë është shprehur: Tani jam mirë.
Al Bano është operuar nën efektin e një anestezie lokale . Pas ndërhyrjes ai u shpreh: “ Dëgjoja gjithçka që thuhej, më vinte të thoja ndonjë batutë por mendova se ishte më mirë të mos e bëja.”
Këngëtari i famshëm italian në muajin shtator dha një koncert në Shqipëri në Pallatin e Kongreseve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com