MILANO - Massimo Moratti ndodhet i shtruar në spitalin "Galeazzi" në Milano ku iu nënshtrua një operacioni angioplastikë (një procedurë që krijon më shumë hapësirë brenda një arterie). Për ish-presidentin e Interit ishte një operacion i planifikuar prej disa kohësh. Situata është nën kontroll dhe ndryshe nga sa u raportua gabimisht në mëngjes, ai qëndron në spital për procesin normal pas operacionit.
Kushtet e Moratti, i cili mbushi 78 vjeç në maj, cilësohen si të qëndrueshme dhe jo shqetësuese. Operacioni i angioplastikës ishte planifikuar prej disa kohësh dhe tashmë Moratti do t'i nënshtrohet një periudhe rikuperimi pas operacionit brenda spitalit milanez.
Me Massimo Morattin në krye, Interi fitoi 5 kampionate, 1 Kupë UEFA, 3 Kupa Italie, 3 Superkupa Italiane, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Kupën e Botës për Klube. Ai ishe në krye të ekipit kur klubi fitoi Tripletën historike në 2010.
FORZA PRESIDENTE...BUONA GUARIGIONE
Përgjigju