Ditët e fundit, lajmi se Blendi Fevziu do të transferohet tek Top Chanel , ka qenë në vëmendjen e të gjithëve. Arsyet e largimit të tij dhe konfirmimin që do të largohet, gazetari nuk i ka dhënë ende. Shumë njerëz reaguan në lidhje me këtë por kryeredaktorja Desada Metaj i'u ka mbyllur gojën të gjithëve nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social facebook duke shkruar:
“si pjesë “10 vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim .Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin”
Ky ka qenë dhe reagimi i saj në lidhje me largmin e Blendi Fevziut nga Tv Klan.