Sali Berisha dhe Ilir Meta çelën zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në stadiumin ‘Air Albania’. Ata zgjodhën një ambient të madh për të bërë prezantimin e kandidatëve por pjesëmarrja ishte zhgënjyese. Të tillë e ka parë edhe gazetarja njëherësh, anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj. Ajo ka ironizuar zbrazjen e stadiumit 'Air Albania' pasi fjalën e mori Sali Berisha.

"Domethënë ne që e shohim në video që stadiumi është thuajse bosh jemi të shitur te Rama? Pra Rama na ka blerë të themi një gjë që duket qartë.

Kur them unë që i shpërdoron lekët kot kjo qeveri s’më beson njeri jooooo", shkruan me ironi Metaj në Tëitter.

Kjo përplasje në distancë vjen fill pas deklaratave të shpeshta të bëra nga Berisha për Metajn të cilën e akuzoi si të emëruar nga Rama dhe Basha në institucionin e AMA-s. Në një reagim të bërë në facebook, Metaj ka ironizuar deklaratën e Berishës, duke thënë se nuk e kishte pasur fatin e zëdhënëseve të Berishës që janë sistemuar në televizione që sipas saj kontrollohen nga Rama dhe Veliaj.

Kujtojmë se Desada Metaj ka mbajtur më parë postin e drejtueses së zyrës për publikun në PD gjatë kohës që në krye të partisë ishte Lulzim Basha.