Opinioni i Venecias për Vettingun në politikë, Rama ironi me Bashën: Eh Artist, s'më vjen mirë për ty, po ti s've mend...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të draft-opinionit nga Komisioni i Venecias për Vettingun në politikë. Në dokumentin final, Venecia rrëzoi pretendimet e opozitës (Lexo këtu) duke i konsideruar propozimet e PD dhe LSI si problematike sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut.

Rama thotë në reagimin e tij se maxhoranca e kishte paralajmëruar opozitën këtë nismë, por sipas tij kreu demokrat nuk vuri mend por shkoi dhe u "mbyt" në ujin e Venecias. 

"Eh Artist, s'më vjen mirë për ty, po ti s've mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë", shkruan kryeministri Edi Rama.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë