Opozita bllokon foltoren dhe braktis Kuvendin, Ruçi: Rrugë të mbarë, mos bëni të fortin me mua, nuk keni këllqe

TIRANE-Opozita e re parlamentare shkon në gjurmët e së vjetrës, PD-së dhe LSI-së. Deputetët e Kuvendit që u futën nga listat e PD-së dhe LSI-së në seancën e sotme bllokuan dy herë foltoren dhe më pas braktisën Kuvendin duke iu përgjigjur thirrjes së kryetarit të grupit Demokrat Myslym Murrizi. Por si nisi tensioni? Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, Myslym Murrizi kërkoi të replikonte, por Gramoz Ruçi nuk e lejoi. Në foltore me Murrizin u bashkuan edhe deputetë të tjerë të opozitës duke e bllokuar. Seanca u ndërpre 5 minuta me kërkesë të PS-së.

Me rifillimin e seancës, Murrizi u largua nga foltorja, por ishte Halit Valteri që nuk lejoi që merrte fjalën ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Gramoz Ruçi e ndërpreu për herë të dytë seancën duke i kërkuar që të mos bëjnë të fortin me të se nuk kanë këllqe, ndërsa më rifillimin e saj për herë të tretë i dha fjalën Myslym Murrizit që e akuzoi për diversion dhe në fund u bëri thirrje kolegëve që të braktisin Kuvendin. Gramoz Ruçi u uroi rrugë të mbarë dhe vijoi normalisht me seancën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Opozita braktis parlamentin, Ruçi: Rrugë të mbarë (VIDEO)

Opozita braktisi Kuvendin pas thirrjes së Myslym Murrizit. Ai tha se kryetari i Kuvendit po përpiqet që të bëjë diversion në opozitë, pasi jo vetëm sot, por edhe në seancën e kaluar nuk i dha fjalën atij, si kryetar grupit demokrat, por Rudina Hajdarit. Përgjigja e Ruçit ishte e ftohtë dhe e prerë; rrugë të mbarë.

Debati
Myslym Murrizi: Unë dhe kolegët e opozitës nuk jemi këtu nxënës shkolle që të ulemi dhe ngrihemi jashtë rregullores me dëshirën e të qënit padrino të këtij kuvendit, tëndit apo Ramës. Ndaj seancën e parë të erdha në prani të dy kolegëve deputetë në zyrë, që nuk të drejtë të bësh diversion brenda opozitës. Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur.

As unë nuk kam qejf që të jesh aty, por të kanë votuar. Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë. Unë e kam ngritur dorën se sulltani jot më përmendi 6 herë emrin. Po kërkon që të bësh diversion mes nesh. Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart, spiker i Kuvendit, arbitër, për të mbajtur radhën, dhe as protektor, as tutor, as kapo apo padrino, të paktën të atyre që kanë zedër. Ti them këto fjalë për respekt të miqësisë prej 20 vitesh. Unë ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e partisë

Gramoz Ruçi: Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendi. Vazhdojmë. Fjalën e ka Lleshaj.

1593691986_ikin.jpg

Ora 13:53
Ndërpritet sërish Kuvendi, opozita bllokon foltoren, Ruçi: Halit mos bëj të fortin me mua, s'ka këllqe asnjëri të më kundërshtojë mua (VIDEO)

Seanca e Kuvendit u ndërpre për herë të dytë, pasi opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar që të flasë ministri Lleshaj, pasi më parë kërkojnë që të replikojnë për deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Debati me Halit Valterin
Rinis seanca, fjalën e merr ministri i Brendshëm, ndërhyn sërish opozita, deputetët në foltore
Gramoz Ruçi-Halit Valterit: Po të tërheq vëmendjen sipas rregullave të etikës
Halit Valteri: Gjithmonë kështu na e bën ti
Sandër Lleshaj-Halit Valterit: Nuk e mbyll do t'i fjalën time
Halit Valteri: Nuk ulem
Gramoz Ruçi: Halit mos bëj të fortin se do të përjashtohesh nga seanca. Po të paralajmëroj po vete 2 minutëshi do të përjashtohesh. Nuk ka këllqe asnjëri që të më kundërshtojë mua, të kam paralajmëruar tre herë deri tani. Ulu ti nuk ke të drejtë të kërkosh se je në pikën që përjashtohesh nga seanca.
Myslym Murrizi: Bëj 5 minuta pushim
Gramoz Ruçi-Murrizit: Ministrit i është dhënë fjala, sa të mbaroj 5 minuta pushim. Babën as ta kam zënë, as mos ma zër me gojë. Ministër mos repliko.

Ora 13:35
Ruçi s'i jep fjalën, Murrizi bllokon foltoren, ndërpritet seanca (Debati-VIDEO)

Kryetari i Kuvendit ndërpreu për 5 minuta seancën plenare, pasi disa nga deputetët e opozitës bllokuan foltoren për shkak se Gramoz Ruçi nuk i dha fjalën Myslym Murrizit, që kërkoi të replikonte me kryeministrin Edi Rama. Ruçi i tërhoqi vëmendjen duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë nga seanca nëse nuk ulet, por Murrizi nuk u tërhoq. Përballë situatës së krijuar, PS-ja kërkoi 5 minuta pushim të seancës plenare.

Debati në Kuvend
Myslym Murrizi shkon në foltore: Më përmendi emrin
Gramoz Ruçi: Ka mundësi të ulesh poshtë, se do të zbatoj rregulloren. Ka mundësi të më dëgjosh
Myslym Murrizi: Nuk të dëgjoj fare
Shërbimi i Kuvendit shkon në foltore
Gramoz Ruçi: Ikni andej ju të shërbimit, nuk ka nevojë, ju të shërbimit. Atëherë keni fjalën, e para Kujtim Gjuzit nuk i dhashë fjalën për replikë, se kishte radhën. E dyta keni në dispozicion edhe 15 minuta për cështjen që do të hap tani. Vazhdojmë me projektligjin për parandalimin e krimit. Zoti Murrizi ulu se të jap fjalën menjëherë, ulu poshtë se do të marrë masa, po të jap vërejtje. Po pres dy minuta do të përjashtohesh nga salla. Po ulu more ulu.

1593689733_deputetet3.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spak usa: 03/07/2020 12:50

    po szhduket ilir meten koken e krimit e korruosionit edi ramen qe e vuri ne krye te albanistanit ky vend do caloje per dekada tjera me radhe, keta jane mordja e shqiperise dhe shqiptareve .

    Përgjigju
  • I tej: 02/07/2020 15:20

    Rrofte Nard Noka shpetimtari yne

    Përgjigju
  • Eri: 02/07/2020 14:40

    Mir ti gjej keta tradhetar te shqiptarve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët