TIRANË - Pavarësisht mungesës së opozitës në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka paraqitur projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ligji i ri, thekson Cani, synon të ofrojë sigurisë fiskale për biznesin vendas dhe të huaj, pasi ka njëtrajtshmëri duke e përafruar dhe synuar përafrimin e legjislacionin e BE, gjithashtu Garanton konkurrencë te ndershme dhe barazi.
Më tej Ministri Cani ka sqaruar se janë bërë konsultime me direktivat e BE, me grupet e interesit si biznesi dhe ekspertë dhe se biznesi e ka mirëpritur këtë nismë ligjore, duke qenë se asnjë nuk është shprehur negativisht.
Sipas ministrit të Financave, dallimi mes pr/ligjit dhe ligjit të vjetër është i dukshëm pasi ka ndarje të qartë.
“Ligji trajton në mënyrë të detajuar konceptet mbi mallrat dhe shërbimet që shumë herë kanë shkaktuar paqartësi. Vlera e tatueshme vlerësohet sipas vlerës së tregut.”- tha Shkëlqim Cani.
Në pr/ligjin e ri parashikohet disa grupe që përjashtohen nga TVSH-ja si: OJQ-të, disa OJF, Shërbimi Postar, Shërbimi Shëndetësor me barna, Shërbimi Arsimor, apo edhe mallra dhe shërbime te tjera.
Cani: Mbledhja e TVSH në 9 muajt e fundit mbi 200 milionë dollarë
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, kryetari i saj, Erjon Brace ka pyetur ministrin se si ka qenë mbledhja e TVSH-së në 9 muajt e fundit dhe se si do të zgjidhet çështja e rimbursimit përmes TVSH-së, Cani është përgjigjur se ka shumë biznese nuk deklarojnë fitimet, duke qenë në botën e evazionit.
“Këto 9 muaj mbledhja e TVSH-së ka qenë mbi 200 milionë dollarë, morëm 12 miliardë lek të parimbursuara dhe i rimbursuam. Më duket se kemi bërë një hap madhor, ne kemi futur element automatizimi. Jemi në proces konsultimi me FMN-në për të mbuluar rimbursimet.”- u përgjigj Cani.
Cani: Prokuroria të lëvizë më shpejt për të goditur krimin financiar
Lidhur me aktivitetin kriminal dhe kontrollet në sistemin e taksave Ministri Cani i ka bërë apel Prokurorisë se duhet të lëvizë më shpejt për të goditur këto fenomene, duke ndikuar kështu më mirë në organet fiskale.
“Auditi dhe tatim taksat, përveç rasteve që janë bërë publike, ka pasur raste tjera, por si kemi bere publike Janë marr nga prokuroria dhe di që një rast është në gjykatë.” –tha Shkëqim Cani.
Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Braçe ka kërkuar të dijë duke iu drejtuar Institucionit të Prokurorisë se kur do goditet kjo veprimtari kriminale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO