Opozita çon KQZ në Kolegj:
Ç'regjistro listat e deputetëve

Opozita çon KQZ në Kolegj:<br />Ç'regjistro listat e deputetëve
Partitë opozitare parlamentare i janë drejtuar Kolegjit Zgjedhor me një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të KQZ për regjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë.
 
Duke iu referuar kodit zgjedhor, pikërisht nenit 67 të tij, partitë e opozitës kundërshtojnë vendimin e KQZ për regjistrimin e listave të kandidatëve pasi janë depozituar në KQZ jashtë afatit ligjor.
 
Po ashtu opozita e cila nuk është bërë pjesë e këtij procesi zgjedhor, pa u arritur qeveria teknike, I kërkon kolegjit zgjedhor gjykimin e kësaj cështje në themel dhe të vendosë çregjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë të partive që kanë depozituar këto lista me datën 29 prill.
 
Për opozitën afati final i regjistrimit të listave të kandidatëve është me datën 28 prill e që sipas saj kjo datë përkon me 50 ditë para datës 18 qershor kur është dekretuar data e zgjedhjeve nga presidenti. 

Basha apel Kolegjit: Rrëzo 18 qershorin, listat të paligjshme
Në ditën e 82 të protestës, Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, listat e kandidatëve për deputetë të depozituara nga partitë në KQZ, pasi sipas tij janë të paligjshme, pasi u pranuan pasi kishte skaduar afati ligjor.
 
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal