Është e qartë që zëri opozitar më i logjikshëm mes opozitës ektreme të Rithemelimit, mbetet ai i politikanit Gazment Bardhi. Edhe pse ai e ngjyros diskursin politik me terma “alla berishianë” për t’i folur asaj pjese të shqiptarëve që e kanë ende për zemër politikanin më të korruptuar në Ballkan, kundërshtimet dhe pretendimet e tij për transparencë institucionale, qëndrojnë. Një opozitë duhet të shohë, të flasë, të kundërshtojë, të veprojë si balancim i demokracisë në vend.
E megjithatë, të ndjekësh diskursin dhe logjikën e Gazment Bardhit dhe disa të tjerëve si ai, mes tymnajës dhe performancave folklorike familjeshpëtuese, që po na ofrohen përherë e më shpesh nga politika e vjetër shqiptaro-ballkanase, është e vështirë. Më shumë se një “revolucion”, kjo pjesë e opozitës, ka nevojë për evolucion.
Evolucioni ka të bëjë me strategji opozitare që duhet ta çojnë edhe diskursin opozitar drejt kundërshtimit dhe denoncimeve, sigurisht, por edhe në planin konstruktiv dhe pozitiv për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Kalimi i buxhetit të shtetit pa diskutim, por mes tymnajave të hedhura nga keta politikanë, është mjerim, kthim pas.
Evolucioni i kësaj pjese të politikës shqiptare ka të bëjë me përthithjen e mendimit të përgjithshëm të shqiptarëve që kanë vendosur të mos durojnë më të tjerë shqiptarë që të bëjnë sipërmarrje shkatërruese ndaj objekteve, institucioneve. Eshtë fakt i pamohueshëm, i verifikueshëm përmes shifrave të qarta se shqiptarët nuk e duan më dhunën. Nuk duan më metodat primitive të përplasjes politike. Shqiptarët duan të dëgjojnë, të lexojnë e të zgjedhin më pas ata politikanë që, ndoshta jo perfektë, por që sigurojnë progresin e Shqipërisë.
Atëherë, nëse jemi pjesë e një populli që në kohë të kohëve e kishte kuptuar mirë që “ujku mjegull do”, përse nuk kuptohet nga kjo pjesë e opozitës? A e dinë se kush është ujku dhe kush e kërkon mjegullën dhe sidomos: përse?
Evolucioni i kësaj pjese të opozitës do të ishte pikërisht ky: Revolucioni i vetvetes.
a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
Gaz Bardhi agresiv me i madh se te gjithe . Perdir dhune ! Ky eshtetiger prej kartoni dhe ka frike nga hoha vet ,prandaj kemi arritur ne kete derexhe . Parlamentarizmi po sabotohet nga njerez pa vlere.Turp per shqiptaret qe kemi keto politikan
PërgjigjuKY PO VAZHDON SJELLJET njesoj SI SB DHE po digjet si figure politike. gjynah mund te ishte opozitar i moderuar ..
Përgjigju