Opozita e opozitës, së opozitës…

Opozita e opozitës, së opozitës…

Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Sali Berisha, ka arritur të rimarrë selinë, muret, tullat, dyert, çelësat e tyre, zyrat, logon, rojen, por jo vendosmërinë e grupimit të Lulzim Bashës për ti rezistuar atij. Enkeleid Alibeaj ka apeluar vendimin e Zhukrit të Berishës, edhe pse ish-lideri historik tha se “ajo gjë nuk do të ndodhë kurrë”.

Tashmë brënda asaj partie, është krijuar opozita e opozitës, dhe ka gjasa të krijohet edhe një grupim i ri në ditët e ardhshme. Afrimi i ngutshëm i zgjedhjeve “lokale” në atë parti, po shoqërohet me takime skutash të emisarëve të Rithemelimit me ish-kryetarët apo dhe kryetarët e degëve në rrethe. Sali Berisha ka zgjedhur qëllimisht, metodën e gabuar për të zgjidhur gjoja “krizën” e krijuar artificialisht në partinë e tij. Ai kurrë nuk ka patur, dhe nuk ka edhe sot si qëllim, krijimin e institucioneve të pavarura që premtoi në 11 Dhjetor(që nuk kanë ekzistuar kurrë) brënda asaj force politike, por vazhdimin e rrënimit të saj.

Shpallja e kandidimit për kryetar i Partisë Demokratike, në një kohë kur baza e saj është e çoroditur, strukturat nga qendra në rrethe janë përçarë, dhe kushti i vetëm i ribashkimit është tërheqja e tij, mbetet një kurajo e madhe. Berisha e ka vendosur ç’do të bëjë. Do të vendosë në rrethe beniaminët e tij, do të largojë “me votën e lirë” kryesinë e tanishme, do të flakë bashistët, do të bëhet kryetar, dhe do të mbretërojë mes fushëbetejës brënda partisë tij. Parashikohet që procesi i nisur të zgjasë disa muaj, pasi nuk është e lehtë të ribashkosh atë parti kur, brënda saj gjendet “fryma dhe hija” e Berishës. Gjithçka e nisur nga 9 Shtatori 2021, po shkon në funksion të planit të ish-liderit historik për tu rikthyer atje ku ishte, me ata që kishte, dhe me autoritetin e dikurshëm. Sali Berisha kurrë nuk do të pranojë brënda asaj partie fraksionet, duke i kushtëzuar ata me “20 per qind të mbështetjes nga baza”.

Falangat e tij, kanë arritur të “tredhin” cilindo që mendon dhe vepron ndryshe nga ai në Grupimin e Rithemelimit. Në rrethe ka nisur mbledhja e “firmave” me emrat e atyre që do të quhen nesër “shumica e anëtarësisë”. Janë sekuestruar gjithçka ishte në regjistrat e selisë, dhe shumë shpejt do të publikohen “arritjet” e para të Grupimit të Rithemelimit mbi nismën e “ribashkimit me votë rreth udhëheqësit të partisë”. Brënda Majit, në Partinë Demokratike me kryetar Sali Berishën, do të kemi opozitën e tij, opozitën e Lulit, dhe opozitën e atyre që nuk duan as Berishës dhe as Bashën. Nevoja më e ngutshme në politikën shqiptare sot, mbetet krijimi apo dalja në skenë e një opozite të re, larg asaj të dikurshme, larg SHQUP-it, larg dogmave me “properëndimorë” të kamufluar, për ti dhënë  vendit dinjitetin e munguar.

Partia Demokratike e Sali Berishës sot, mbetet  “njolla e murrme” e politikës më destruktive në 3 dekadat demokraci, dhe aspak përfaqësuesja dinjitoze e opozitës në politikën shqiptare. Ajo parti, kurrë nuk arriti të ngjasojë të paktën  nga forma (pasi nuk bëhet fjalë nga përmbajtja)  me Partinë Socialiste, e cila nuk ndalet në procesin e reforimit të saj strukturor kongres pas kongresi. PD, ka qenë dhe është “pusi” i Saliu Berishës. Ç’ka “pikon” prej tij, janë zërat e shtuar që gjithsesi ai kurrë, nuk do të mund ti ndalë derisa të jetë kryetar i asaj partie.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 05/04/2022 20:44

    Berisha nje topmuti

    Përgjigju
  • Roza: 05/04/2022 18:44

    Sakte shume sakte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali