TIRANË- Me debate mes opozitës dhe maxhorancës po zhvillohet seanca plenare për interpelancat e kërkuara nga Partia Demokratike. Me votat e mazhorancës, u rrëzua kërkesa e disa ligjvënësit demokratë për interpelancë me kryeministrin Edi Ram për çështjen e abuzimit me tenderët e AKSHIT.

Kryeparlamentari Niko Peleshi tha se AKSHI është çështje në hetim dhe interpelanca do ishte ndërhyrje në pushtetin e drejtësisë, ndërsa kreu i grupit të PD e akuzoi se nuk ka guxim t’i thotë Ramës që të vijë në Kuvend dhe të japë llogari.

“Nëse nuk zbatoni Kushtetutën dhe nuk sjell dot Edi Ramën në seancën plenare, jep dorëheqjen”, tha Gazment Bardhi.

"Interpelanca nuk mund të përdoret qe anëtarët e Këshillit të Ministrave të japin shpjegime mbi çështje që janë nën hetim penal, për të cilat ata nuk kanë as kompetencë, për t'u shprehur, dhe për të cilat çdo ndërhyrje apo komentim do të ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve”, tha Niko Peleshi.

Po ashtu, u rrëzua edhe kërkesa e PD për ndryshimin e rendit të ditës që të debatohej për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Edhe interpelancën për Jet Bank, shefi i qeverisë ia delegoi ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili.

Seanca e sotme nisi me 1 minutë heshtje për ish-kreun e Kuvendit Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Çështje në hetim nga SPAK

1778146823_nikopeleshi.jpg

Me votat e mazhorancës, u rrëzua edhe kërkesa e PD për të zhvilluar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e abuzimit me tenderët e AKSHIT. Kryeparlamentari Niko Peleshi tha se nuk mund të zhvillohen interpelanca për çështje që janë në hetim penal, pasi do të ishtë ndërhyrje në pushtetin e drejtësisë.

“Së pari, interpelanca, si instrument kushtetues i kontrollit parlamentar, nuk mund të përdoret qe anëtarët e Këshillit të Ministrave të japin shpjegime mbi çështje që janë nën hetim penal, për të cilat ata nuk kanë as kompetencë, për t'u shprehur, dhe për të cilat çdo ndërhyrje apo komentim do të ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve

Së dyti, përmbajtja e kërkesës, në thelb, përbën një përpjekje për të transferuar në sallën e Kuvendit një debat që i përket ekskluzivisht juridiksionit të organeve të drejtësisë, duke synuar krijimin e nje "gjykate politike" mbi bazën e informacioneve të paadministruara në mënyrë perfundimtare nga autoritetet gjyqësore. Një qëndrimi tillë bie ndesh me standardet kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe me rolin e Kuvendit si organ ligjvënës dhe jo si organ hetimor apo gjykues

Së treti, pyetjet e drejtuara në kërkesë presupozojnë ekzistencën e dijenisë së Kryeministrit mbi elementë të detajuar së një hetimi penal, çka nuk gjen mbështetje në një normë ligjore Kryeministri nuk ka detyrimin ligjor të ketë dijeni mbi përmbajtjen e dosjeve hetimore, as nuk mund të kërkohet prej tij të komentojë mbi to, per aq kohë sa këto çështje janë nën juridiksionin të organeve të drejtësisë.

Se katëri, referimi i vazhdueshëm në raportime mediatike nuk përbën qëllimi për realizimin e interpelancës së formë të kontrollit parlamentar, sidomos në raste kur pishtin eshte në prooes hetimi dhe nuk ka një konstatim përfundimtar nga organet kompetente

Se pesti, vetë natyra e çështjes së ngritur - e lidhur me hetime për vepra të rënda penale, përfshire korrupsionin dhe krimin e organizuar kërkon një trajtim në kuadër të procedurave penale dhe jo një dehat politik paralel, i cili mund të cenoje i hetimin e çështjes dhe të ndikojë në perceptimin publik mbi procesin e drejtësisë”, thuhej në përgjigjen e kthyer nga Kuvendi-Partisë Demokratike.

Duke qenë se Kryetari i Kuvendit refuzoi interpelancën, çështja kaloi për votim në seancë plenare dhe u rrëzua me 60 vota kundër të mazhorancës.

Ora 11:29
‘Përdor Kushtetutën që më qëllove ti’, Peleshi-Bardhit: S’ka shkelje të rregullores! I tërheq vëmendjen deputetit

 

Akuzave të Gazment Bardhit se nuk sjell Ramën në Kuvend për interpelancat e kërkuara nga opozita dhe thirrjes së tij për t’u tërhequr, Peleshi iu përgjigj se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje të Kushtetutës. Madje, tha se përdor Kushtetutën me të cilën Bardhi e ka goditur dhe ai e kapi në ajër. Ndërsa i la 10 minuta kohë Bardhit për t’u shprehur para Kuvendit, i dha masën disiplinore të tërheqjes së vëmendjes për fjalorin.

“Së pari, tonaliteti nuk ju bën të keni të drejtë. Shkundja me dorë gjithashtu nuk ju jep të drejtë. Më ke qëlluar ti në ditën e parë me Kushtetutën dhe unë e kapa në ajër, atë përdor. . 26 interpelanca janë zhvilluar dhe do zhvillohen gjitha interpelancat, që janë konform ligjit.  Nuk ka asnjë thyerje ligji, interpelanca me kryeministrin i delegohet ministres së Shtetit dhe Parlamentit. I jam përmbajtur ligjit. Me shkrim ju kam çuar raportin në përgjigje të të gjitha shqetësimeve tuaja dhe e di që mund të jetë e hidhur kur shifrat përballen me shifrat, por kjo është demokracia. Lidhur me interpelancën e kërkuar, nuk ka shkelje të rregullores, larg qoftë të Kushtetutës sepse je njoftuar brenda orarit të punës dhe keni kërkuar të shpreheni 10 minuta. Fjalën tuaj këtu do ta zhvesh nga gjithë përmbajtja politike dhe po e marr si kërkesë për t’u shprehur këtu 10 minuta. Nuk është provokim, përkundrazi po u shmangem. Për fjalor jo parlamentar, merrni masën disiplinore tërheqje vëmendjeje”, tha Peleshi.

Ora 11:28
‘Shkelës konstant i Kushtetutës’, Bardhi akuza Peleshit: S’ke guxim të sjellësh Ramën në Kuvend, jep dorëheqjen!

 

Gazment Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit se po shkel rregulloren dhe Kushtetutën pasi ka refuzuar 3 kërkesa për interpelancë, duke veçuar kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama. Ai tha se rastet do t’i dërgohen Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i kërkoi Peleshit të japë dorëheqjen nga detyra pasi nuk ka guxim të detyrojë Ramën të vijë në Kuvend.

“Jeni shkelës konstant i Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, nuk kam asnjë dyshim se e keni me vendim të Gjykatës Kushtetutës. Ne e kemi vëmendjen në çdo moment. Ju i keni refuzuar grupit parlamentar të PD një interpelancë urgjente të thirrur me kryeministrin e Shqipërisë lidhur me AKSHI-n, keni kthyer përgjigje dje pas orarit zyrtar. Sipas rregullores së Kuvendit, së pari duhet të kishe njoftuar seancën plenare te njoftimet që ka ardhur një interpelancë dhe e keni refuzuar. T’i jepni mundësinë grupit parlamentar të PD se nuk është dakord të japë argumentet e veta pse nuk bie dakord me refuzimet e kryetarit të Kuvendit. 3 kërkesat e refuzuara do t’i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese për tejkalim kompetencash. Ke marrë përsipër të asgjësosh parlamentarizmin dhe demokracinë! Nëse nuk zbatoni Kushtetutën dhe nuk sjell dot Edi Ramën në seancën plenare, jep dorëheqjen! Je frikë t’i thuash kryeministrit që je i detyruar të japësh llogari në seancë plenare! Nuk ke guxim! Ki guxim të paktën dhe tërhiqu nga ajo pozitë!”, tha Bardhi.

Ora 11:27
'Miu hedh valle në pediatrinë e Lushnjës!’, ironizon Korreshi: Të vijë zonja Ministre në Kuvend, t’i lërë buzëkuqet (VIDEO)

Deputeti demokrat, Saimir korreshi ka ngritur në Kuvend shqetësimin për gjendjen e pediatrisë së Lushnjës, në të cilën sipas tij ka minj. Korreshi kërkoi në Kuvend ministren e Shëndetësisë, Evis Sala që të japë llogari, ndërsa me ironi tha se minjtë po lozin e po hedhin valle tek pediatria.

“Po na hanë minjtë. Po lozin minjtë te pediatria Lushnje prandaj e duam interpelancën. Nuk është ajo godina që gjoja do të rregullohet. Urdhëro miu si hedh valle te kalamajtë e Lushnjes. Të vijë ajo znj. Ministre, të lërë buzëkuqet se s’po e thërrasim për pilaf, po e thërrasim për minjtë që po na hanë kalamajtë. Na sillni ndonjë fotografi të çmallemi. Sa herë më vjen radha mua, ka ikur në drejtim të paditur ministrja e Shëndetësisë”, tha Korreshi.

Ora 11:14
Monopatinat, Kapri: Nismën time e mbani në sirtar prej 4 muajsh! Peleshi: Është përfshirë në kalendar, komisionet të vijojnë punën

 

Deputeti Erald Kapri ngriti akuza në Kuvend për trajtim diferencial pasi nisma e tij për lehtësimin e qarkullimit të monopatinave, e depozituar prej 4 muajsh, nuk është marrë në shqyrtim.

“Jeni shumë selektiv në raport sesi trajtohen nismat e deputetëve në parlament. Për Kodin Rrugor unë kam dorëzuar një nismë në parlament që të rinjtë që qarkullojnë me monopatina të qarkullojnë lirshëm e të sigurt. Unë sjell ligjin në parlament dhe mbahet në sirtar prej të paktën 4 muajsh. Mirë që interpelancat i mohoni, na ulni në vend, por nismat merrini në konsideratë. Duam të ushtrojmë detyrën tonë kushtetuese. Është e turpshme, jemi i vetmi vend në Europë që ndalojmë të rinjtë e Shqipërisë të lëvizin me monopatina. Kam sjellë nismën dhe të futet në diskutim, s’ka kuptim të futen vetëm diskutimet e PS e PD”, tha Kapri.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i tha se nisma është përfshirë në kalendar dhe duhet që komisionet të vijojnë punët.

“Nisma juaj është përfshirë në kalendar. E ka kaluar periudhën që duhet të qëndrojë në parlament. Komisionet janë të lira, të inkurajuara madje t’i shqyrtojnë të gjitha nismat. Është procedurë parlamentare, është përfshirë në kalendar. Komisionet të vijojnë punën e tyre”, ia ktheu Peleshi.

Ora 10:56
‘S’dua të bëj interpelancë me ty’, Braçe lexon përgjigjen e ministrit: E di që ka njerëz që s’duan të bëjnë punën, por mungesa e respektit për Kuvendin është e tepërt

 

Deputeti Erion Braçe ngriti në Kuvend problematikën e përsëritur të skadencës së disa kërkesave për marrje informacioni e interpelancash. Braçe tha se e kupton që ka njerëz që s’duan të bëjnë punën e tyre, por ai është i angazhuar në të tijën. Deputeti lexoi edhe një përgjigje nga ministri i Bujqësisë që i ka thënë se s’do të bëjë interpelancë me të.

“E kuptoj që edhe në zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën, por të kenë këtë mungesë respekti për Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht që është e tepërt. Po marr një shembull: i jam drejtuar Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe kam marrë dy përgjigje, një prej Agjencisë që thotë nuk është kompetencë imja dhe një përgjigje nga ministri që thotë “s’dua të bëj interpelancë me ty’ se nuk e kam kompetencën. E kuptoj që ka njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e tyre, unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave s’u përgjigjet askush, më mirë na thoni mos të bëjmë kërkesë për marrje informacioni dhe interpelanca”, tha Braçe.

 

Ora 10:47
Aksidenti tragjik në Durrës, shtyhet diskutimi për Kodin Rrugor! Balla: Kemi propozuar amendamente për masa parandaluese, kërkojmë më shumë kohë

Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për Kodin Rrugor, duke iu referuar aksidentit në Durrës ku humbën jetën dy të mitur. Ai tha se dy deputetë të PS kanë depozituar disa amendamente për masa kundër shoferëve të papërgjegjshëm, duke kërkuar rrjedhimisht më shumë kohë për shqyrtimin, kërkesë që u miratua.

“Dy deputetë të PS, kanë depozituar disa amendamente, për marrjen e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm, dhe në këtë mënyrë për të lënë kohë që edhe kolegë të grupit parlamentar të PD dhe komisioni po ashtu dhe ministria përkatëse kërkojmë shtyerjen e diskutimit të kësaj çështje me qëllim që të kemi konsensus të plotë. Besoj biem të gjithë dakord për ta shtyrë bashkë me kolegët”, tha Balla.

Ora 10:34
Kërkesa e PD për diskutimin e raportit të PE, Balla: S’mund ta miratojmë ne para PE, javën tjetër diskutimi

Pas kërkesës së grupit parlamentar të PD për të ndryshuar rendin e ditës në Kuvend për të përfshirë diskutimin për miratimin e raportit të PE për Shqipërinë, Taulant Balla tha se diskutimi mund të presë deri javën e ardhshme, ndërsa s’mund të miratohet pa e bërë vetë Parlamenti Europian.

“PE këtë dokumentin do ta miratojë vetë në 16 ose 17 qershor sepse e ka miratuar Komisioni dhe do ta miratojë parlamenti. Na kërkohet ta miratojmë ne para se ta bëjë PE. Ne jemi shumë të gatshëm, por e kemi planifikuar javën tjetër më 14 maj. Kjo historia për të marrë këtë 2-minutëshin këtu, kjo nuk shkon. E para na bën qesharakë se do të presim ta miratojë PE. Besoj se do të jemi një delegacion nga ne në PE. Projektrezoluta e kaluar me 55 vota pro, 7 kundër, 7 abstenim të martën, rëndësi ka që të ruajmë edhe seriozitetin institucional. E mirëpresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet”, tha Balla.

Ora 10:33
Procesi i integrimit në BE, Bardhi akuza mazhorancës: Po bëni përpjekje për përjashtimin e opozitës

1778142150_gazmentbardhi.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ngriti akuza ndaj mazhorancës due thënë se kjo e fundit po bën përpjekje për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit europian.

“Meqë jemi të integrimi dua të sjell në vëmendje që mazhoranca që po bën veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi, ka vijuar njëlloj edhe në këto ditë, edhe kur raporti bën thirrje për bashkëpunim. Nesër keni thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dua të informoj këta që ngrihen në foltore dhe kërkojnë bashkëpunimin e opozitës, se i vetmi forum ku ne jemi të përfaqësuar, na vjen një axhendë që nis me Taulant Ballën dhe mbyllet me 10 Taulant Balla të PS. Në axhendë nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës”, tha Bardhi.

Ora 10:33
Procesi i integrimit në BE, Bardhi akuza mazhorancës: Po bëni përpjekje për përjashtimin e opozitës

 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ngriti akuza ndaj mazhorancës due thënë se kjo e fundit po bën përpjekje për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit europian.

“Meqë jemi të integrimi dua të sjell në vëmendje që mazhoranca që po bën veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi, ka vijuar njëlloj edhe në këto ditë, edhe kur raporti bën thirrje për bashkëpunim. Nesër keni thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dua të informoj këta që ngrihen në foltore dhe kërkojnë bashkëpunimin e opozitës, se i vetmi forum ku ne jemi të përfaqësuar, na vjen një axhendë që nis me Taulant Ballën dhe mbyllet me 10 Taulant Balla të PS. Në axhendë nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës”, tha Bardhi.

Ora 10:32
Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për debat për raportin e PE për Shqipërinë

 

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD për të futur në rend dite diskutimet për raportin e PE për Shqipërinë.

Ora 10:15
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Kuvendi nis me një minutë heshtje në nderim të tij (VIDEO)

 

Seanca plenare e Kuvendit u hap me një minutë heshtje për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, që u nda nga jeta më 5 maj.

“Grupi parlamentar i PS ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje solemne në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi”, tha Niko Peleshi, ndërsa kërkesa u pranua unanimisht.

"Në këtë detyrë të lartë shtetërore, Servet Pëllumbi drejtoi me vizion, urtësi e mënçuri, tolerancë e përkushtim shembullor, si një politikan largpamës e patriot. Gjatë gjithë jetës së tij si dijetar dhe intelektual erudit, Profesor Pëllumbi formoi breza të tërë studentësh dhe la një trashëgmi të pasur në shkencat politike dhe sociologjike shqiptare", tha Peleshi.

Deputetët u ngritën në këmbë në nderim të Servet Pëllumbit.

 

 

 

Ora 09:43
Sot Kuvend/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Të diskutohet për raportin e Parlamentit Europian

PD ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend dhe i kërkon kryeparlamentarit Niko Peleshi që të fusë në rend diskutimet për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.