Opozita jashtë parlamentit, Rama - socialistëve: Ne vijojmë punën

Opozita jashtë parlamentit, Rama - socialistëve: Ne vijojmë punën

Kryeministri Edi Rama dhe Gent Cakaj sot pas mbledhjes së kryesisë së PS

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, mblodhi këtë të hënë kryesinë e PS-së ku u dha deputetëve porositë tij, pas vendimit të opozitës për të dalë jashtë kuvendit duke djegur mandatet. "Pavarësisht largimit të opozitës nga parlamenti duhet të vijojë puna normalisht për seancat parlamentare të së enjteve, dhe mbi të gjitha e organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit', mësohet të këtë thënë kryesocialisti.

Në përfundim, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përforcoi idenë e vijimit të punës normalisht. "Të enjten votojmë ligjet e rëndësishme për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dhe atë Gjyqësor", tha Balla.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit në mbledhjen e kryesisë ka qenë edhe Kongresi i 23 marsit, ku pritet të shpallen paraprakisht kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale 30 qershor 2019.

Të enjten, opozita do të protestojë kundër qeverisë, në një valë tubimesh që ka paralajmëruar në të gjithë Shqipërinë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 25/02/2019 21:35

    Sa shkojne keta dy ke fotoja Nr.2, perfect couples. Gjynaf lali plehu se doli ne plan te 2-te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë