Pas “tërmetit apokaliptik”, të parashikuar nga presidenti Ilir Meta, një tjetër ish-ministër i LSI-së parashikon katastrofa. Edmond Panariti në një postim në Facebook shpreh frikën se koronavirusi mund të shkaktojë vdekjen e 300 milionë njerëzve në nivel botëror. Panariti e përkufizon koronavirusin si “një rrezik për ekzistencën e njerëzimit”, mendon që ai është më i rrezikshëm se bomba atomike dhe se gripi spanjoll, pandemia e tmerrshme, e cila në vitin 1918 shkaktoi 100 milionë të vdekur.

“Por atëherë njerëzit nuk udhëtonin me avionë”, shkruan ish-ministri, i bindur pra se sot mundësitë e përhapjes janë shumë më të mëdha se 100 vjet më parë.

Panariti nuk e thotë, por mund të besohet që, nëse partia e tij do të ishte në pushtet dhe ndoshta ministër i Shëndetësisë do të kishte qenë Tit Vasili, në sajë të ilaçeve të tij, një rrezik i tillë as që do të imagjinohej dhe një alarm i tillë nuk do të ishte krijuar. 

Është e qartë se qëndrimi në opozitë nxit katastrofizmin. Nuk mbetet gjë tjetër, veçse ta lemë veten në mëshirë të projektit politik që propozon Panariti përballë rrezikut: “Zoti na ruajt!”     

Postimi ne Facebook i Edmond Panaritit