Opozita kërkon shkarkimin e saj, Nikolla: Nuk kam gabuar! Kërkesa juaj pa fakte

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla flet për kërkesën që ka ardhur për shkarkimin e saj. Ajo tha se kjo kërkesë e opozitës nuk ka fakte, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën. Gjatë kohës që ajo fliste, deputeti demokrat, Edmond Spaho vijonte t’i frynte bilbilit.

“Prita me qetësi kërkesën për shkarkimin tim, filllova të reflektoj, ktheva kokën se ku kisha gabuar, por më rezultoi se acarimet nuk kanë ardhur për shkakun tim, por edhe për përplasjet e brendshme të partisë. Jo të gjithë e pranonit publikisht, e ndjeni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet të kuvendit, ndihem e zhgënjyer, i mungon themeli, ka një qëllim, por jo një shkak, shpikët një kauzë artificiale. Janë emocione, por jo bindja juaj, e mbështesni në interpretime dhe jo fakte, nuk do të tërhiqem nga misioni për të çtensionuar seancat plenare, preferoj një drejtim të Kuvendit me risqe, por duke respektuar Kushtetutën, jashtë seancës kemi pasur një komunikim njerëzor, pse në sallë nuk jemi të njëjtit? Nuk kam shfaqur 2 fytyra, nuk kam ndjekur 2 politika, do jua them gjërat sy më sy, e keni tepruar me gjuhë në adresën time, unë nuk do ju përgjigjem me të njëjtën monedhë, e tillë do të jem, zyra e kryetares së Kuvendit do të jetë e hapur për ju”, tha Nikolla.

 


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve