Opozita mban sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës

Opozita mban sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës

TIRANË- Opozita mban sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Prej orës 09:30 ka nisur edhe bllokimi i disa segmenteve rrugore, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Opozita ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës me akte dhune, ndërsa protestuesit djegin goma dhe hedhin flakadanë në drejtim të bashkisë.

Protesta e fundit, e opozitës ishte më 11 korrik, para Kryeministrisë, dhe më pas u zhvendos edhe para bashkisë së Tiranës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë ju tallnit menderen, shkoni flini gjumë

Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë ju tallnit menderen, shkoni flini gjumë