Opozita në shesh,Basha:Rama
ik! Kryemadhi: Të erdhi fundi
INTERAKTIVE - Ja 300 minuta e protestës

Opozita në shesh,Basha:Rama<br />ik! Kryemadhi: Të erdhi fundi<br />INTERAKTIVE - Ja 300 minuta e protestës<br>
TIRANE- Mbyllet me incidente të vogla protesta e opozitës së bashkuar, e cila zgjati për rreth 90 minuta në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara Kryeministrisë, edhe pse ishte paralajmëruar për katër orë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha së bashku me Monika Kryemadhin kërkuan largimin e qeverisë Rama, ndërsa paralajmëruan se betejat dhe protestat do të vijojnë deri në krijimin e një qeverie anti-mafia. Basha akuzoi se Rama ka kapur drejtësinë, ndërsa ‘peshku’ i madh sipas tij është Saimir Tahiri. Lideri i PD theksoi se opozita është e bashkuar në përballje dhe rezistencë deri në fund. 

Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtet për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Shqiptarët e dinë se në Europë do të futen kur të fusin kriminelët në burg. Ne e duam Tahirin para drejtësisë pa imunitet, i duam ministrat para drejtësisë. Duam zgjedhje, një qeveri të dalë nga  vota e lirë sepse vetëm kështu do të kemi një qeveri të lirë. Duam të çmontojmë monopolet. Nuk e kërkojmë Europën duke kërcënuar dhe shantazhuar. Nuk kërkoj ta marrim pushtetin me forcë dhe manipulime. Sot jam para jush. Jo për të kërkuar pushtet për vete, por shtet të drejtë për të gjithë. 

Jo për tu bërë vetë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë. Opozita është e bashkuar për këtë kauzë të madhe, bashkë do të sjellim drejtësinë. Strategjia jonë është përballja, rezistenca, beteja totale, me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh kundër kësaj të keqeje. Duam të arrijmë fitore, fitore me cdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj. Pa fitoren e kësaj kauze nuk ka të ardhme”, deklaroi Basha.

Kryetarja e LSI u shpreh nga protesta e opozitës se në shesh ishin 100 mijë shqiptarë. Kryemadhi kërkoi falje për gabimet e LSI në qeveri, ndërsa u shpreh se Ramës do i vendosim çizmen për ta larguar nga pushteti. Ajo u bëri thirrje edhe policëve që të bashkohen me opozitën për të larguar Ramën. “Kërkoj falje për gabimin që kemi bërë duke i dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët.

Sot ky bulevard ka mbi 100 mijë protestues, kanë vrarë frikën. Sot frika iku nga mendja jonë. Policët janë vëllezërit tanë, lufta jonë nuk është me ju, por me krimin e organizuar, me trafikantët e drogës, që jo vetëm njollosën policinë, por edhe gjakun e atyre që u vranë në krye të detyrës. Policët të protestojnë me ne që të largojmë Edi Ramën. Sot jemi të gjithë pa dallim për Shqipërinë tonë, për Shqipërinë që e ka bekuar Zoti, por që do i vendosë çizmen Edi Ramën” deklaroi Kryemadhi. 

Në gatishmëri ishin një numër i madh policësh, por agjentësh të SHISH. I pranishëm për të ndjekur nga afër të gjithë situatën ishte edhe drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit Jaupaj. Incidenti i vetëm ishin disa kapsolla të hedhura nga protestuesit para Kryeministrisë. Pas përfundimit, protestuesit kanë lënë pas në bulevard pankartat, vezët dhe sendet e te tjera, ndërsa theksojmë se nuk hodhën tymuese, por vetëm disa fishekzjarre dhe kapsolla në drejtim të Kryeministrisë. 

[gallery]25423[/gallery]
Zhvillimet minutë pas minute nga protesta e opozitës 

Ora 13:45 Sali Berisha: Protesta varrosi zgjedhjet e qershorit

Ora 13:40 Mbyllet protesta e opozitës, shpërndahen mbështetësit
Përfundon pas rreth një orë e 40 minuta protesta e opozitës përpara Kryeministrisë. Lulzim Basha u ngjit i fundit në podium dhe pas fjalimit të tij protesta u mbyll. Protestuesit u shpërndanë pa incidente. Pas protestës Basha dhe Kryemadhi iu drejtuan selive respektive.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ora 13:30 E moshuara kundër protestës, Florenc Hoxha e largon

 

Një e moshuar mes protestuesve të PD dhe LSI, ka bërë thirrje për drejtësi për 21 janarin, por asaj i janë vërsulur menjëherë mbështetësit e PD, duke tentuar ta dhunojnë. Florenc Hoxha, ish-kreu i policisë bashkiake e ka larguar gruan duke ua "dorëzuar" efektivëve që përbënin kordonin e policisë. Në video shihet sesi një nga protestueset femra të opozitës tenton ta godasë të moshuarën e cila merret në mbrojtje nga policia. 

Kliko për të parë videon

Ora 13:20 Incidenti i parë teksa fliste Basha, protestuesit hedhin kapsolla FOTO
Shënohen incidentet e para te Kryeministria ku po mbahet protesta e opozotës. Mbështetës të PD dhe LSI kanë hedhur kaspolla në drejtim të Kryeministrisë. Ndërsa ish-kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha është përplasur në një moment me disa punonjës të policisë të cilët përbëjnë kordonin përpara selisë qeveritare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Efektivët e policisë nuk kanë ndërhyrë duke shmangur kështu provokimin e parë nga organizatorët e protestës së opozitës. Kjo ka qenë edhe një nga porositë e Policisë së Shtetit për efektivët e pozicionuar përpara Kryeministrisë për mbarëvajtjen e protestës.  

Opozita mban një protestë përpara Kryeministri për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe çeljen rrugë të një qeverie antimafia. Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 18 dhjetorit, që PD dhe LSI organizojnë sëbashku. 

Ora 13:10 Basha: ‘Rama ik’ qeveri anti-mafia për Reformën në Drejtësi dhe zgjedhje të lira
Kryetari PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet nga pushteti ose në të kundërt protesta do të vijojë deri në krijimin e një qeverie anti-mafia për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

Mirë se keni ardhur për të marrë vendimin e madh të kësaj gjykate popullore për Edi Ramën dhe bandën e tij. Qindra shqiptarë janë në këtë shesh për të ndalur të keqen. Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se 18 shkurt, por edhe ata që qëndruan larg e shohin që e keqja është e vërtetë, nuk ikën vetë dhe nuk ikën nëse nuk luftohet. E keqja nuk ikën nëse nuk bashkohemi të gjithë kundër saj. Ja ku jemi bashkuar sot. Mirë se keni  ardhur në këtë orë vendimtare të bashkimit të popullit kundër së keqes.

Në këtë shesh të historisë dhe të së ardhmes. Sot jemi bashkuar për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramën, ‘Rama ik’. Cdo e keqe, cdo hall dhe padrejtësi qëndron sot në Shqipëri, nga varfëria te papunësia. Të gjitha burojnë nga një e keqe e madhe.  Qeveria e paligjshme e votave të blera shkel dhe dhunuan të drejtat e njeriut, sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi. Në emër të opozitës kërkoj largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Të krijohet qeveria anti-mafia dhe të cojë përpara reformën në drejtësi dhe të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot vdes 25 qershori dhe pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve. Popullit iu mohua liria që të zgjedhë me votë. Sot kemi zgjedhur që të mos vuajmë, pro të bashkohemi dhe të largojmë të keqen.

Le ta dëgjojë Edi Rama mesazhin tuaj në cilindo bunker që të jetë futur sot. ‘Rama ik, Rama ik’. I mjerë është ai popull që nuk ia del me i zotnue bijtë e vet të këqij. Shqipëria e Ramës u ngjan shteteve të Afrikës, kreu i qeverisë financon fushatën me paratë e drogës. Thika ka arritur aty ku nuk mban më. Shqipëria e Edi Ramës i ngjan shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë.  Vetëm në një vend si Guinea ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës dhe larjen e parave. Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës.  Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës. Pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është kjo bandë, që po përqendron në pak duar pushtetin ekonomik dhe politik, po zbraz vendin. Ne jemi sot këtu për të ndalur këtë të keqe, që ekonomia të mos mbetet në duar të oligarkëve dhe kriminelëve.

Integrimi në Europë u sabotua, sepse futja në Europë është rrezik për pushtetin politik dhe kriminal të kësaj bande.  Njerëzit e thjeshtë u shpërfillën, u përçmuan, u trajtuan me arrogance dhe u dhunuan. Për t’i frikësuar, Për t’i bërë të pafuqishëm, për tjua ulur kokën. Mbi ta po rëndojnë taksat e rritura, çmimet që nuk ndalen dhe dënimet e gjobat e zyrtarëve të shtetit që sillen si plackitës. Mbi shqiptarët sundon papunësia, sundon varfëria.

Mbi shqiptarët rëndon padrejtësia, standarti i dyfishtë i Ramës që dënon të varfrin dhe të dobtin, mbron të kriminelin dhe hajdutin.  Kujtojmë sot 22 vjeçarin Estref Halili nga Kolonja e Lushnjes që Edi Rama e arrestoi dhe u çoi në vetëvrasje për një cigare hashash. Për Saimir Tahirin dhe Habilajt që janë kapur me miliona nga trafiku I drogës, Edi Rama ka ngritur shtetin në këmbë që ti mbrojë.

Melita Çenga, infermiere nga Shkodra, Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasjes se nuk mbanin dot familjen. Resmije Alla 35 vjeç humbi jetën sepse donte që fëmija e saj azmatik të kishte dritë se nuk kishte mundësi të paguante. Qindra pacientë presin më kot ilacet e premtuara por që nuk vijnë. Sepse Edi Rama i paguan vetëm Vilma Nushit 20 mijë euro në ditë nga taksat e shqiptarëve.

Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj OSHE-se Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini, e dhjetëra të tjerë, i ka çuar Edi Rama drejt vetëvrasjes për faturën e energjisë, por Besos dhe miqve të tij ju fal Miliona euro. Kjo është mafia qeveria, ky është narkoshteti që burgos dhe dhunon të varfrit dhe mbron e u bëhet mburojë kriminelëve dhe trafikantëve. Do të përballemi me pushtetin e së keqes deri sa të largohet. Rama ik.

Shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia nuk është një copë letër dhe fjalë në ajër, por ndëshkim i vërtet për peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit. Shqiptarët e dinë se në Europë do të futen kur të fusin kriminelët në burg. Ne e duam Tahirin para drejtësisë pa imunitet, i duam ministrat para drejtësisë. Duam zgjedhje, një qeveri të dalë nga  vota e lirë sepse vetëm kështu do të kemi një qeveri të lirë. Duam të çmontojmë monopolet. Nuk e kërkojmë Europën duke kërcënuar dhe shantazhuar. Nuk kërkoj ta marrim pushtetin me forcë dhe manipulime. Sot jam para jush. Jo për të kërkuar pushtet për vete, por shtet të drejtë për të gjithë. Jo për tu bërë vetë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë. Opozita është e bashkuar për këtë kauzë të madhe, bashkë do të sjellim drejtësinë. Strategjia jonë është përballja, rezistenca, beteja totale, me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh kundër kësaj të keqeje. Duam të arrijmë fitore, fitore me cdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj. Pa fitoren e kësaj kauze nuk ka të ardhme
" tha Basha. 

Ora 13:00 Dritan Zagani: Dua që krimi të mos jetë në krye të vendit tim
Në një video mesazh për protestën te Kryeministria, ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani i cili ndodhet azilant në Zvicër, thotë se kërkon të kthehet në Shqipëri. 

Dritan Zagani thotë se prej 3 vitesh është në arrati i cili është ndëshkuar nga padrejtësia. "Jam detyruar të largohem nga Shqipëria. Dua të kthehem dhe do të kthehem, dua që krimi të mos jetë në krye të vendit tim". 

Ora 12:55 Video-mesazhi i azilantit nga kampi në Francë
Një emigrant në një nga kampet e Francës ka filmuar situatën në të cilën ndodhen shqiptarët azilantë. Emigranti thotë se “kanë ikur nga mjerimi i Shqipërisë të cilët janë mbi 70 familje që jetojnë në çadra, mbi 250 persona”.

Shqiptarët janë katandisur në çadra duke ikur nga papunësia në Shqipëri pasi nuk ka as punë as përkrahje sociale. Azilantët thonë se “kemi marrë rrugët nga e keqja pasi kemi ndenjur dhe pa bukë”.

Ora 12:50 Kryemadhi: 100 mijë shqiptarë në shesh, Rama të largohet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh nga protesta e opozitës përpara Kryeministrisë se në shesh janë 100 mijë shqiptarë të cilët kërkojnë largimin e Edi Ramës.  

"Për të gjithë ju qytetarët që jeni te busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të gjithë ju qindra dhe mijëra shqiptarë që protestoni sot kundër një njeriu i cili është i vetëm. Për hërë të parë në këto 27 vite ka një politikan në Shqipëri që është vetëm. 

Jemi këtu kundër një njeriu i cili është vetëm, për herë të parë jeta politike shqiptare në 27 vjet ka një politikan që është vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij që nuk ia zgjasin dot jetën asnjë minutë. Ne sot të gjithë këtu, nga gjithë vendi, nuk është gjë tjetër veçse një protestë qytetarë, nuk përfaqësoj asnjë parti sot, por jam si nënë, grua, vajzë shqiptare që e do vendon e saj, unë vij këtu për të thënë zërin e cdo shqiptari, vajze studente, gruaje që do të shpëtojë nga makthi i varfërisë, të protestojmë si cdo shqiptarë që nuk kanë shanse të ushqejnë fëmijët. Jemi këtu, protestojmë për të gjithë ata që në 27 vjet nuk kishin ujë dhe hapën puse, dhe kryeministri ynë i drogës u vuri sahatët. Ky nuk u vuri sahat puseve të naftës që vodhi gjakun e shqiptarëve dhe naftëtarëve, ky njeri do të vendosë sahat për frymët e shqiptarëve

Urren vendin, familjen e tij, që nuk do flamurin tonë, por tallet me të duhet të ikë një orë e më parë, ky njeri që sot është vetëm, e them këtë, sepse ai e di më mirë se kushdo cdo të thotë të jesh vetëm, vetëm fare i mbytur në zullumin e tij, që nuk ka drejtësi, ambasadorë, lule, vajza, gra burra që ta shpëtojnë se i ka të gjithë kundër, për herë të parë ky njeri duhet të kuptojë, ky që u thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, por ky ka 20 vjet në pushtet, abuzuar dhe mashtruar ky sot bën më të moralshmin.

Unë u kërkoj falje në emër të LSI për gabimet që i kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vjet të tallet me shqiptarët. U bëj thirrje ju  që të ngrihemi, të protestojmë, jo vetëm në Tiranë, por gjithë vendin. Frika iku nga mendja, jonë nuk ka më shqiptarët, sot frikë ka Rama. Falënderoj të gjithë amerikanët dhe evropianët që protestojnë sot në protestën e opozitës, sepse kjo është edhe protesta e tyre.

Vëllezër policë, jeni vëllezërit tanë, vuani njëlloj, lufta jonë nuk është me ju, por me krimin e organizuar, trafikantët e drogës që jo vetëm njollosën uniformën e policisë por edhe gjakun e policëve të vrarë në krye të detyrës. Ashtu si në 21 janar ju futët flamurin kombëtar ne gji, kur bandat e Ramës e hidhnin si revole, ju them ju dua, jeni me ne, protestoni me ne të largojmë këtë të keqe nga Shqipëria.

Me dorë në zemër, ju them, se kjo protestë ka rëndësi të vecantë, për ata që nuk besojnë te opozita, kjo protestë i dha zemër të gjithë atyre njerëzve, që kanë bërë gati plaçkat për tu larguar. Shqipëria do i vërë çizmen Ramës, që e dhunoi, që nuk ka të ardhme, ti themi sot ndal, ju ftoj që nga ky moment, mos ndaloni", tha Kryemadhi nga protesta e opozitës në Bulevard. 

Ora 12:50 Basha i përjashtoi nga listat, ‘rebelët’ në protestë kundër Ramës/ FOTO

Ora 12:45 “Socialisti në protestën e PD” Balla: S’është i joni, Basha gënjen/ FOTO

Ora 12:40 Aktivisti i PS në protestë: Vetëm populli e largon Ramën nga pushteti

Ora 12:35 Premtoi se nuk do të protestonte me Monika Kryemadhin” pendohet simpatizantja e PD/ FOTO

Ora 12:30 Berisha në protestë: Qeveria skelet ngordhësire për t'u hedhur në Lanë

Ora 12:25 REPORT TV pamje me dron nga protesta e opozitës

Ora 12:20 Mediu: Ky, fillimi i ndryshimit të madh për largimin e Ramës
"Ky është fillimi i ndryshimit të madh, për largimin e kësaj qeverie". Kështu u shpreh kryetari i PR, Fatmir Mediu nga protesta e opozitës përpara Kryeministrisë.

"Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër si Edi Rama. Ne e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, por sot kemi mbyllur çdo rrugë të të ardhmes tonë për shkjak të kësaj qeverie. A mund ta ulim kokën ne përbalklë përgjegjësisëq që kemi për fëmijët, familjet tona, përballë vendit tonë, përballë kombit tonë. Ne si shqiptarët duhet ta mbajmë kokën lart dhe duhet të ndryshojmë duke hedhur poshtë këtë të keqe që ka zaptuar vendin. Ky është fillimi i ndryshimit të madh, për largimin e kësaj qeverie", u shpreh Mediu. 

Ora 12:15 Edmond Spaho: Bashkë kundër diktaturës
I pari që e ka marrë fjalën në podium në hapje të protestës së opozitës ka qenë kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho. Ai i bëri thirrje Ramës që të largohet nga pushteti, pasi koha e tij ka mbaruar. “Ne protestojmë, pasi ekonomia është në krizë. Protestojmë për familjet që u është hequr buka e gojës. Të përndjekurve Rama u hoqi shpërblimet, por protestojmë edhe për pensionistët dhe cdo të ri. Ne protestojmë, pasi nuk e duam Shqipërinë mbretëri të krimit dhe të drogës. Ne duam Tahirin dhe Shullazët para ligjit. Ne refuzojmë drejtësinë që mbron Edi Ramën. Forca jonë qëndron në reagimin e përbashkët ndaj diktaturës. Jemi këtu për të mbrojtur Shqipërinë, Edi Rama të largohet sa më parë. Ora e tij ka mbaruar. Rroftë populli shqiptar” deklaron Spaho. 

Ora 12:05 Basha dhe Kryemadhi i bashkohen protestës te Kryeministria
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i janë bashkuar protestës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" pasi marshuan në këmbë nga selitë respektive PD dhe LSI. Kreu i PD shoqërohej nga aleatët e opozitës si Mediu, Ndoka, Shehu dhe Dule. Ndërsa kryetarja e LSI marshoi krahas protestuesve të forcës së saj politike dhe të rinjve të LRI. 

Ora 12:00 Basha i shoqëruar nga bashkëshortja niset drejt protestës te Kryeministria
Kryetari i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka dalë nga selia blu dhe i është drejtuar Kryeministrisë ku do zhvillohet protesta e opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Basha do flasë i fundit në këtë protestë. 

Ora 11:50 Kryemadhi: Rama është i vetëm sot, koha e tij mbaroi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh teksa marshonte në këmbë në drejtim të protestës përpara Kryeministrisë, se shqiptarët janë të bashkuar, ndërsa Edi Rama është i vetëm sot. Sipas saj, koha e Ramës ka mbaruar, i cili, shtoi Kryemadhi ka 20 vjet në pushtet, më shumë se 12 kryeministra të marrë sëbashku. 

"Edi Rama është vetëm sot, shqiptarët janë të gjithë bashkë. Janë të gjithë kundër tij, sepse mbaroi koha e tij. Ka 20 vjet në pushtet, 12 kryeministra kanë më pak vitre në pushtet, sa ka Edi Rama. Edi Ra ma ta dijë se sot shqiptarët nuk janë me ta. Sado që tenton t'i blejë më paratë e drogës, sot kjo pjesëmarrje është e jashtëzakonshme. Njerëzit janë entuziastë, shqiptarët janë të varfër ekonomikisht, por jo shpirtërisht", tha Kryemadhi. 

Ora 11:40 FOTO/ ‘Rikthehet epoka e Migjenit’, protestuesi ka një thirrje për Ramën
Protesta e sotme mund të cilësohet si tubim i banderolave dhe pankartave. Mes tyre ishte edhe një i moshuar që mbante në duar një pankartë me mbishkrimin “Mbas 100 vitesh rikthehet epoka migjeniane”.

Protestuesi kishte një mesazh për kryeministrin Rama. “Kisha nevojë që të shprehesha edhe më tepër. Rinia sot është në mes të katër rrugëve. I kërkoj Ramës që të mos shantazhojë popullin me sloganin ‘nuk keni parë gjë akoma’. Në protestë kam dalë vetë dhe kërkoj t’i bashkohem LSI, pasi ka rini aktive”, tha ai. 

Ora 11:30 Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi: Do t'i përgjigjemi vullnetit të popullit
E pyetur nga gazetarja Esiona Konomi se sa do zgjasë protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, deputetja e LSI, Floida Kërpaçi u shpreh se do t'i përgjigjen vullnetit të popullit.

Sipas saj, LSI zgjodhi si simbolikë të protestës foton e Ramës të stampuar në tepsi, pasi sipas saj, meraku i Ramës sot është pikërisht mbajtja e tepsisë. ​

Ora 11:20 Programi i protestës, 11 folës - Lulzim Basha flet i fundit
Report Tv ka zbardhur programin e folësve në protestën e opozitës që do të nisë në orën 12:00. Në podium do të flasin kryetarët partive opozitare. Gjithsej janë 11 folës, e 9-ta do të flasë Kryemadhi, më pas Dirtan Zagani dhe në fund do e mbyllë Basha. 

Programi i folesve, sipas PD

Zonja dhe zoterinj, te nderojme himnin kombetar

1.            Zv, kryetari i Partise Demokratike, Edmond Spaho

2.            Kryetari i Shoqates antikomuniste te ish te Perndjekurve Politike- Nebil Cika

3.            Agim kaca, nje aktivist i njohur i Partise Socialiste, qe ka vendosur te mbeshtese kauzen e PD

4.            Kryetar I Partise Republikane- Fatmir Mediu-

5.            Kryetari I Levizjes per zhvillim kombetar -Dashamir Shehi -

6.            Kryetar i Partise Demokristiane -Nard Ndoka

7.            Kryetar I partise Bashkimi per te drejtat e njeriut -Vangjel Dule

8.            Kryetar I Partise Agrare Ambientaliste - Agron Duka

9.            Kryetare e Levizjes Socialiste per Integrim –Monika Kryemadhi

10.          Oficeri i polivise Dritan Zagani mesazh nga Zvicra

11.          Kryetari I Partise Demokratike -Lulzim Basha

Ora 11:10 Dritan Zagani videomesazh në protestën e opozitës
Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani do t'i drejtohet me një videomesazh protestës së sotme të opozitës përpara Kryeminitrisë. Zagani ndodhet në Zvicër ku ka fituar statusin e azilantit, pas akuzave në drejtim të ish-ministrit Tahiri dhe zyrtarëve të tjerë të policisë se janë të përfshirë në trafikun e drogës. 

Ora 11:00 Protestuesit mbajnë në duar fshesa dhe qese me vezë
Krahas fotove dhe banderolave ironizuese për kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Emiljano Shullazin, Moisi Habilajn, Lul Berishën, Durim Keçin, Arben Ndokën e Mark Frrokun, protestuesit e PD mbajnë në duar edhe fshesa e qese me vezë. Vezët mësohet se do hidhen në drejtim të Kryeministrisë, një formë proteste kjo e përdorur edhe në tubimet e kaluara. 

Ndërsa protestuesit e LSI mbajnë në duar pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe foto të Ramës të stampuara në tepsi, kjo për të ironizuar zhargonin e përdorur nga kreu i qeverisë gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit, kur e quajti LSI-në parti të tepsisë. 

Ora 10:50 Mbërrijnë protestuesit e parë përpara Kryeministrisë
Kanë mbërritur protestuesit e parë të opozitës përpara Kryeministrisë aty ku në orën 12:00 do të nisë protesta e paralajmëruar. Protestuesit kanë ardhur nga disa drejtime rruga e Elbasanit, sheshi "Skënderbej" dhe selia e PD-së. Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe mbështetësit e LSI nga selia e tyre në zonën e ish-bllokut. 

Ora 10:40 Rama, Tahiri, Habilaj të veshur si të burgosur, banderolat e FRPD
Rreth 10 banderola me imazhet e Edi Ramës, Samir Tahirit, Lul Berishës, Moisi Habilajt, Mark Frrokut, Arben Ndokës, Elvis Roshit, Klement Balilit dhe Durim Keçit të veshur si të burgosur, janë shpalosur nga të rinjtë e FRPD përpara Ministrisë së Brendshme. Manekinët janë zhvendosur më pas nga Ministria e Brendshme për në drejtim të selisë së Kryeministrisë.

27 janari te rejat
(Manekinët e Ramës, Tahirit, Habilajt etj, të veshur si të burgosur)

Krahas banderolave, të rinjve demokratë mbanin në duar edhe disa pranga, ndërsa nuk mungonin thirrjet "burg, burg". Gjithashtu, të rinjtë mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime në anglisht "Wanted for narco-traffic". 

Kliko për foto të tjera

Ora 10:30 Protestuesit e LSI ironizojnë, Ramën, foto të stampuar në tepsi
Simbolika e protestës së LSI ka qenë një foto e kryeministrit Edi Rama e stampuar në një tepsi. Bëhet fjalë për një foto të hershme të Ramës duke konsumuar makarona. Kanë qenë të rinjtë e LRI, të cilët kanë shpalosur përpara selisë së LSI pankartat me fotot e Ramës në tepsi. 

Të rinjtë e LRI ironizojnë kryeministrin Rama me foton e stampuar mbi tepsi
(Foto e hershme e Ramës e stampuar në tepsi)

Kujtojmë që "tepsia" ka qenë zhargoni i përdorur nga kreu i qeverisë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Rama etiketonte LSI-në si partinë e tepsisë e cila gjatë katër viteve në bashkëqeverisje u kujdes për përfitimet e saj dhe jo për interesin publik. 

10:20 Kundragaz dhe snajpera,policia gati për protestën e opozitës



drejtesi epr arditin

09:15 Metaliaj: Lezhjanët protestë kundër varfërisë
08:55 Postbllok në Shkodër, kontrolle protestuesve që po vijnë në Tiranë
08:45 Berati, drejt Tiranës 1800 protestues, 1000 nga LSI dhe 800 PD
08:40 Mbulohet hyrja e godinës, ja si duket Kryeministria para protestës/ FOTO
08:35 Vlorë, protestuesit me autobusë me targat e ‘Audi’-it të ish-ministrit/ FOTO

08:30 Dega e PD: Nga Fushë Kruja dy autobusë. Nga Kruja 1500 protestues
08:30 Në akset Fushë Krujë - Tiranë dhe Fushë Krujë- Rinas janë ngritur postblloqe policie
08:25 Dega e PD: Nga Durrësi janë nisur drejt Tiranës

08:25 Dega e PD: Nga Vlora, 12 autobusë, makina private dhe furgonë me 1500 qytetarë
08:20 Dega e LSI në Vlorë: Tre autobusë me 500 persona drejt Tiranës

08:15 Të dhënat në total nga selia blu: Ja sa qytetarë janë nisur për në protestë
Nisen autobusët e parë drejt Tiranës për protestën
Nga Delvina është nisur 1 autobus për protestën e opozitës
Nga Saranda është nisur 1 autobus për protestën e opozitës
Nga Fieri janë nisur 25 autobusë për protestën e opozitës
Nga Berati janë nisur 8 autobusë me militantë të PD
Nga Qarku Kukës, rreth 2 mijë mbështetës drejt Tiranës
Nga Korça janë nisur rreth 2 mijë mbështetës të PD dhe LSI
Nga Shkodra rreth 2 mijë mbështetës të tjerë drejt Tiranës, 13 autobusë
Nisen autobusët e parë drejt Tiranës për protestën


[gallery]25409[/gallery]

08:05 Dega e PD në Shkodër: 2 mijë demokratë do të jenë në Tiranë
Kryetari i PD Ramiz Cobaj dhe deputeti Bardh Spahia deklarojnë se do udhëtojnë drejt Tiranës rreth 2000 demokratë.

08:05 Dega e PD Kukës 2 mijë qytetarë drejt Tiranës
Sipas degës së PD në Kukës, drejt Tiranës janë nisur në protestë 2 mijë qytetarë. Nga Kukësi 1200 persona, 250 nga Hasi dhe 600 nga Tropoja. 

08:00 Dega e PD Korçë: 2 mijë persona janë nisur drejt Tiranës me autobusë
Janë rreth 2000 persona të nisur në proteste gjithnjë sipas forcave politike. Nisja me autobusë dhe mjete te vogla

07:55 Nga Berati nisën 8 autobusë
Kryetari i PD në Berat, Gazmend Azizi deklaroi se tetë autobusë do të nisen nga ky qytet drejt Tiranës

07:50 Dega e PD: Nga Fieri 25 autobusë drejt Tiranës, 3000 veta
NË mitingun e organizuar nga opozita në drejtim të Tiranës nga Fieri janë nisur 25 autobusë si dhe disa automjete. Sipas kreut te PD dega Fier Luan Baci janë 3000 vetë nga e gjithë bashkia në pika të ndryshme te qytetit. Luan Baci tha se protesta do të jetë paqësore.

07:45 Nisen dy autobusë nga Saranda dhe Delvina drejt Tiranës
Dega lokale e PD: Nga Saranda niset një autobus me 50 persona dhe disa automjete. Nga Delvina një autobus me militantë të LSI dhe disa automjete me militantë të PD.

d.b-l.q/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi