Opozita përballë shtetit, jo me ndryshimin por 'skuadriljet'

Opozita përballë shtetit, jo me ndryshimin por 'skuadriljet'

Incidenti i Kavajës, që e pasoi pak orë më vonë vrasja e trishtë e Elbasanit na solli para vetes ashpërsinë dhe lodhjen e njerëzve për fushatat politike në Shqipëri. Për asnjë dyshim, mospjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje përveç faktorëve të mirënjohur lidhet edhe me këtë aspekt, shqiptarët janë të lodhur nga gjuha e urrejtjes së pamat dhe shfryrjen e zakonshme që ndodh disa javë më vonë, kur politikanët do shkojnë së bashku me pushime duke ua lënë hallet e përditshmërisë shqiptarëve.

Vetëm se në këto zgjedhje, ashtu si në të tjerat, opozita që po merr një mbështetje gjithnjë e më të madhe sesa më parë, po shfaq nën frymëzimin, sidomos të presidentit të vendit (një paradoks i ri ky për historinë tonë politike), të ashtuquajturën strukturë vetëmbrojtje ose më saktë njësitë që njihen si anëtarët e Strukturës për Mbrojtjen e Votës (SMV), të cilat janë bërë të njohura nga vetë zyrtarët e opozitës.

E dhimbshme është se shteti ynë dhe Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi është 24/24 orë në fushatën zgjedhore, si kandidat i PS-së, me detyrë të deleguar tashmë te zëvendësi i tij, jo vetëm nuk sinjalizojnë për këto situata, jo vetëm nuk u kërkojnë grupeve, si ajo që na shfaqi PD-ja të merren me administrimin dhe mobilizimin e zgjedhjeve, por thjesht u mbetet të mbledhin pasojat, që në këtë rast ishin fatale. E pa asnjë logjike normale është pjesëmarrja e pa asnjë sensi e presidentit të vendit, i cili e ka ulur stekën e këtij institucioni, në nivele të pariparueshme, ashtu si apatia e liderit të opozitës, Basha që duket se është eklipsuar nga ligjërimi militar i Ilir Metës.

Opozita mund të ketë rezultat spektakular, ashtu si mund të ketë një rezultat humbës pas pak ditësh, por ashtu si pritej nuk mundi të ofronte realisht ndryshimin, qoftë edhe në formë, por thjesht fytyrën që do të ketë shteti ynë, nëse ata do ta drejtojnë, me anë së të fortëve të frikshëm, që do të na “drejtojnë” drejt Evropës.

Dhe keqardhja se skuadriljet e opozitës me emrat e ish-ushtarakëve që e përbëjnë, janë në atë pjesë të shoqërisë për të cilët investohet bajagi shumë nga taksapaguesi i thjeshtë, për formimin, arsimin, punët e zgjedhura dhe mbi të gjitha sigurinë, që jo rrallë herë i kthehet në bumerang. Këta djem të zgjedhur, jo pak herë prej trajtimeve, që ata nuk i konsiderojnë si të duhurat për staturat e tyre, kthehen në rrënues të shtetit me akte si ai i Elbasanit, atë që do të ndryshojë pikërisht opozita me sloganet e saj t’përhapura në të gjithë vendin. E më keq akoma, fakti se ky grup dhe frymëzuesit e tyre, nuk kanë as edhe një respekt, për shtetin dhe institucionet e tij. Atëherë, cili do ta rregullojë këtë vend. Koha është për të kaluar në një stad tjetër, por jo faleminderit në ndryshimin me llojin me skuadrilje.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve