Edhe analisti Shpend Gashi ka adresuar kritika kundrejt opozitës në takimin e thirrur nga Berisha me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile. Gashi tha se opozita duhet të krijojë frymën te baza, duke theksuar se nuk është për qeveri teknike por për grevë radikale. Gashi vijoi duke thënë se në rast se opozita del në shesh, pi kafe dhe ikën, Rama do rrijë në pushtet edhe 100 vite të tjera.

Njëjtë si politologu Ermal Hasimja, edhe Gashi u ndal tek Kodi Zgjedhor, duke thënë se me këtë ligj elektoral ia kanë dorëzuar vetë Ramës pushtetin. Sipas tij, me këtë kod elektoral opozita do gënjejë veten nëse futet në zgjedhje de pretendon që “peshku të ngjisë “pemën”.

“Nuk jam për qeveri teknike, jam për grevë radikale. Ne nuk jemi për të preku armët, por duhet me kalu në fazën me ekstreme në një shtet ku nuk ekziston fare institucioni. Ftesa ime është për deputetët e opozitës ta nisin me familjaret e tyre që të krijojmë frymën, të dalim në shesh, të pimë kafe, të ikim në shtëpi, Rama rri edhe 100 vite të tjera. Ajo që tha Berisha që ata që bëjnë opozitën e opozitës janë paterica e Ramës. Ky është variabël në shkencat politike, por variabili tjetër është edhe opozita e madhe s’po bën mjaftueshëm që t’i përthithë të gjithë. Ka një postulatë, ose faji është i të dyja palëve, ose jetim. Meqë faji është jetim, ndaj jemi të gjithë këtu. Me këtë kod elektoral do gënjejmë veten, në rast se futemi dhe të pretendojmë që peshku të ngjisë pemën. E kemi dorëzuar vetë pushtetin me atë kod elektoral, se ky kod të lë në opozitë. Perceptimi publik është që një pjesë e opozitës është e kapur me Ramën, kemi mundësinë me greva ti tregojmë që nuk jemi dhe po hidhet baltë mes nesh. Në kohë krizash duhet të bëhen veprime shumë të prera”, tha Gashi.


Lajmi kryesor:

Berisha mbledh opozitën, të rinjtë e refuzojnë! Hasimja ia thotë në sy: PD luhatje për drejtësinë, Kodi Zgjedhor hartohet me PS në kurriz të të vegjëlve (VIDEO)