Opozita rrezikon të mos regjistrohet në 14 maj? Rama: Do futen si çeço, se s'janë aty për njërin apo për tjetrin, por për njerëzit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se asnjë parti politike nuk rrezikon që të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, referuar këtu Partisë Demokratike e cila vijon luftën e saj të brendshme, kësaj here në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Rama tha se të gjitha partitë politike “do të futen në zgjedhje si çeço”, duke thënë se një gjë e tillë bëhet për njerëzit.

“Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do të hyjë në zgjedhje, me rezulton e kundërta, të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si çeço, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo për tjetrin, por për qytetarët”, tha Rama, i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp me homologen daneze. 

Ai u pyet edhe në lidhje me gjyqin për vulën e PD-së, por zgjodhi të mos bëjë komente.

“Ju e dini mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë për problemet e politikës së brendshme”, deklaroi ai.

Ky reagim i kreut të qeverisë edhi gjatë konferencës së përbashkët që kreu i qeverisë pati me homologen e tij daneze Mette Frederiksen.

Më 3 mars, Gjykata e Apelit me unanimet të plotë vendosën rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Që do të thotë se vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Enkelejd Alibeajt, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

2 palët në Partinë Demokratike kanë dorëzuar kërkesën për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, e ndërsa “topi” është në fushën e Enkelejd Alibeajt.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni qe ecen vete: 06/03/2023 18:46

    JU HUMBTE VULA TE DYJA PARTIVE,,,,SI PS,,ASHTU DHE PD.....TE DY KETO PARTI E KANE SHKATARRUAR SHQIPERINE...TE VOTOJME PER NJE PARTI TE RE,PSH ENDRI SHABANIN..OSE ARLIND QORRIN...

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/03/2023 15:23

    Edvin Millosheviqi shqipfolës je ti o tradhtar

    Përgjigju
    • Askushi: 06/03/2023 15:49

      Shoku shko e kërko trurin se ka kohë që të ka ikur në drejtim të paditur.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin