Opozita shqiptare e shpalli non-grata, Mbretëresha e Danimarkës nderon arkitektin e teatrit me titullin Kalorës i Kryqit

Opozita shqiptare e shpalli non-grata, Mbretëresha e Danimarkës nderon arkitektin e teatrit me titullin Kalorës i Kryqit

Bjarke Ingels, arkitekti nga Danimarka

Mbretëresha e Danimarkës nderoi dje arkitektin e Teatrit të Ri me titullin Kalorës i Kryqit për merita në shërbim civil e kontribute në art dhe shkencë. Përkundër sulmeve të opozitës këtu në Shqipërisë e cila e shpalli edhe non-grata, arkitekti danez, Bjarke Ingels, që ka projektuar disa prej ndërtesave më të bukura në botë, është një nga më të vlerësuarit.

 “Për të kuptuar sa pa sens është “haxhi-qamilizmi” i disave me “persona non-grata” e histeri pa mend, Mbretëresha e Danimarkës sapo nderoi arkitektin e @TeatriRi me titullin Kalorës i Kryqit për merita në shërbim civil e kontribute në art & shkencë" thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Medalja është miratuar personalisht nga Mbretëresha e Danimarkës dhe i jepet një personi ose një grupi njerëzish që kanë pasur ndikim të rëndësishëm në avancimin e arkitekturës.

Arkitekti danez, Bjarke Ingels, është projektuesi i Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Themelues dhe partner i “Bjarke Ingels Grou”p (BIG), 43-vjeçari vlerësohet për konceptet sociale në arkitekturën e tij. Studio e Bjarke Ingels numëron një staf prej 400 personash.

Ai ka ndërtuar një sërë objektesh, që i kanë dhënë emër në botë. Bjarke Ingels ka projektuar “Two World Trade Center” në Nju Jork, ndërsa në vitin 2017 ai dhe kompania e tij ishte në qendër të një dokumentari të quajtur “Big Time”. Midis punëve të tij të shumta është dhe kompleksi i ri i zyrave të “Google”, apo “Eurocity” në Francë. Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group.

Në vitin 2011, gazeta e madhe ekonomike amerikane “Wall Street Journal” e vlerësoi Ingelsin si “Inovatori i Vitit” për arkitekturën, ndërkohë që “Time Magazine” në vitin 2016 e përfshiu atë në “100 njerëzit më me influencë”. Bjarke Ingels ka marrë 21 çmime ndërkombëtare të ndryshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQUPI: 02/11/2018 14:06

    Nu e dinte mbreteresha , kete ''VENDIM''te rrendesishem !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit