Opozita, si “Audi” i Saimir Tahirit…

Opozita, si “Audi” i Saimir Tahirit…

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Që prej ditës që Sali Berisha foli për çadra pistoletë dhe thika me helm në protestën e 21 Janarit duket se papërgjegjshmëria u legjitimua tek ky njeri si pjesë patologjike e tij. Para kësaj, nxirte vartësit të akuzonin CIA-n për rebelimin e 1997 apo e quante UÇK-në organizatë terroriste përmes gazetës së PD. Asnjëherë me gojën e tij. Por prej 12 vitesh i ka dalë vetë për zot marrëzive dhe nuk përton të publikojë edhe kitaristë të njohur sikur janë Erion Veliaj, apo të shantazhojë diplomatët dhe ministret e qeverisë se i ka kapur në një video me orgji.

Ky profil i një njeriu që ditën e zgjedhjeve mbledh nipërit e mbesat për drekë dhe 364 ditë të tjera vjell vrer me pullë të kuqe e kronikë të zezë duket se është një nga shkaqet përse shqiptarët nuk e qasin më. Pasi ishte betuar bashkë me Ilir Metën se do ta mbronin votën, ky i fundit e gjeti përgjigjen disi me “bindëse”: Zgjedhjet ishin manipuluar para se të fillonin.

Me demek, këta ishin zotuar se do t’i mbronin nga 14 maji e tutje, por se ç’ka ndodhur më parë s’e gjenin dot. Këtë teori e përforcoi edhe Berisha, i cili duke fyer çdo votues në konferencën me gazetarët pas humbjes tha: “Unë nuk mbaj dot përgjegjësi se votuesi shitet dhe blihet. Ajo është fytyra dhe karakteri i secilit”. Sot, rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit duhet ta kishte çuar peshë PD-në kundër Sali Berishës. Por në kushtet kur demokratët pro-perëndimorë kanë forume e struktura të ndryshme nga ai, duket se asgjë nuk do të ndodhë.

Të gjithë e kuptojmë se “fajtori” për ‘Bashkë Fitojmë’ është populli që nuk e kupton koalicionin aspak kimik Berisha-Meta. S’kupton Sali Berishën që s’njeh baxhanakun. S’kupton Ilir Metën që fëmijët i ka në Britani të Madhe dhe vë kujën pse po ikin shqiptarët e varfër për një jetë më të mirë. S’kuptojnë as pse Lefter Maliqi duhet votuar patjetër sërish, njësoj si kur ishte deputet i PD, si kur ishte kryekomunar i LSI dhe po ashtu kur ishte zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve me PS.

Pra sot, për opozitën është rrugë me e shkurtër të ndërrohet populli që s’jep mirëkuptimin sesa të ndërrohen liderët. Si Berisha dhe Meta s’luajnë vendit për asnjë arsye nën pretendimin se i vodhën atë për të cilën ishin zotuar ta mbronin. Nuk i gjej dot arsyet pse Edi Rama vodhi Këlcyrën dhe jo Himarën e turizmit. As pse vodhi Tropojën, por jo Fushë-Arrëzin e Pukën e minierave. U la Kavajën e bregdetit dhe i duhej Divjaka që i ka ikur deti 10 kilometra larg nga bregu. E kështu me radhë!

Pjesa më dëshpëruese e PD dhe PL sot nuk është veç fakti që nuk ikin dy drejtuesit, por edhe e ardhmja. Dy baza të shkrira në një, që i mban bashkë nostalgjia për kohën e qeverisjes 2009-2013, nuk mund të nxjerin asnjë lider të ri. Ca për faj të mënyrës si e kanë drejtuar këta të vjetrit opozitën, e ca prej menyrës sesi ata i kanë larguar të rinjtë nga partitë e tyre.

Sot si PD, ashtu edhe PL, duhet të gjejnë një kompani rekrutimi, si ato që gjejnë punonjës për bizneset. Dhe t’i japin listën: Duam një kryetar me këto kritere, me këtë pagë dhe këto afate e objektiva. Ndryshe opozita do të vijojë si makina e Sajmir Tahirit, thoshte dikush para ca vitesh që s’jam i autorizuar t’ia përmend emrin! Njëherë ia hipën PD-së Basha dhe kur i duhet Berishës ia merr sërish. Sikurse Petriti e mori LSI-në nga Iliri dhe ia la pastaj Monikës. Kur u mërzit Monika, ia hipi sërish Iliri…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?