Opozita siriane do ta pranojë shtetin e Kosovës

Opozita siriane do ta pranojë shtetin e Kosovës
Përfaqësues të opozitë Siriane kanë vizituar sot Kosovën. Gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ata premtuan se do ta njohin shtetin e Kosovës.

"Nëse opozita do të qeverisë Sirinë, kjo e fundit shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës", tha Amar Abduhamid, aktivist pro-demokracisë.
“Natyrisht se ne nuk mund të flasim në emër të popullit sirian, sepse ne jemi këshilltarë të grupeve të ndryshme politike në terren...Por, realiteti është se Kosova është në një pozicion të mirë që të përkrahet nga populli sirian, për shkak të këtij lloji të takimeve”.

“Ky është një fillim i mirë për raporte të fuqishme në mes të Kosovës dhe popullit sirian”, tha Abduhamid, i cili në vitin 2005 është detyruar të mërgojë në Merilend për shkak të aktiviteteve të tij kundër regjimit të Asadit.

Ministri Hoxhaj duke treguar se përkrah popullin e Sirisë për luftën e drejtë për liri shtoi se askush nuk mund ta ndal rrjedhën e historisë që Siria së shpejti të jetë një vend demokratik dhe regjimit do t’i vije fundi. 
"Ne si Ministri e Punëve të Jashtme jemi mbështetës të këtij vendi”, tha Hoxhaj.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna, qysh në mars të vitit të kaluar. Grupet opozitare kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad.

Grupi sirian po qëndron në Kosovë me ftesë të Klubit për Politikë të Jashtme, ku të premten do të marrin pjesë në një konferencë me temën “Siria dhe leksionet nga Kosova”, njofton REL.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore