Opozita tha se do të rikthehen vizat, ambasadorja e Shqipërisë në BE: Nuk ka asnjë inciativë të tillë në Bruksel! E drejta e lëvizjes është garantuar

Suela Janina, ambasadore e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës së Bashkimi Europian do të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Janina u shpreh se nuk ka asnjë inciativë nga unioni për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Sipas Janinës, e drejta e lëvizjes së lirë është e garantuar dhe është një e drejtë për të cilën shton ajo, janë kujdesur që mos të cenohet në asnjë aspekt apo rrethanë.

‘Nuk është Shqipëria ai vend që është problematik, pro ne si vend që po negociojmë me BE-në kemi detyrimin që ta linjëzojmë 100% politikën tonë të vizave. Ne jemi mjaft të vëmendshëm që shqetësimet e BE-së ti marrim në mënyrë serioze. Nuk ka asnjë inciativë për pezullimin e lëvizjes së lirë në Bruksel. Ai është më shumë një analizë në media sesa një dokument konkret. Nuk e di nëse keni parë dikush ndonjë dokument konkret. Kemi të bëjmë me një fenomen të njohur për migracionin e paligjshëm. Është një fenomen që ka presion të shtuar. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në Bruksel. Ky shqetësim ka ekzistuar dhe ekziston.  Nuk ka asgjë për tu shqetësuar përveç komunikimit të vazhdueshëm që duhet të kemi me vendet e BE-së. Çdo shqetësim duhet të sjellë reagimin e përshtatshëm, aktualisht nuk ka asnjë shqetësim konkret. E drejta e lëvizjes pa viza është e garantuar dhe është e drejtë për të cilën jemi kujdesur që mos të cenohet një asnjë aspekt apo rrethanë.’- u shpreh Janina.

Duke u ndalur tek procesi i vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian, Janina tha se këto dy ditë përfundon procesi i shqyrtimit analitik. Dy kapitujt themelor për zhvillimin e negociatave, tha Janina. Janë kapitur 23 dhe 24 që janë kapitujt për drejtësinë.

‘Të sqarohet se ne sot dhe nesër po përfundojmë një fazë të parë të hapjes së negociatave. Këto dy ditë përfundojmë procesin e shqyrtimit analitik. Më 7 nëntor do të filloj takimin bilateral se në çfarë niveli të përfarimit me kapitujt më të rëndësishëm. Kapitulli 24 dhe 23 për drejtësinë janë kapitujt themelorë për negociatat. Më datë 3 dhe 4 nëntor do të zhvillohet ministeriali i ministrave të drejtësisë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Do jetë për 2 ditë qendra e diskutimit të ministrave. Kjo është një tregues shumë i mirë i bashkëpunimit. Ka një investim të madh nga ana e BE-së. Është e rëndësishme që procesi i negociatave të përfundojë, të jetë efektiv dhe i prekshëm për qytetarët tanë.’- u shpreh Janina.

Komisionit i Rithemelimit dhe Partisë e Lirisë, bënë fakt të kryer që Çekia, e cila mban radhën e Presidencës së BE-së, ka kërkuar që të vihen viza për Shqipërinë dhe Serbinë, që qytetarët të lëvizin me vizë në BE, kjo për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë. Sa i takon këtij lajmi që ka qarkulluar në disa media, por nuk ka asnjë reagim zyrtar nga BE. Floriana Garo tha se qytetarët duhet të dalin në protesta pasi është e rëndësishme që qytetarët të lëvizin të lirë dhe nuk mund të rikthehet regjimi. Ndërkohë, që Tedi Blushi shkroi se keqqeverisja e Ramës po rrezikon lëvizjen e qytetarëve.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 20/10/2022 18:03

    Askush nuk mendon me keq per shqipvtaret dhe Shqiperine, se qe mendojne vet shqiptaret.Ky eshte vetem njeri nga shembujt qe deshmon kete te thene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë