Ish kryetari i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu kërkon protesta si në Poloni pasi sipas tij situata ekonomike në vend është përkeqësuar për shkak të qeverisë. “Situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepçes në 1913. Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të qeverisë. Papunësia, varfëria, korrupsioni kanë kaluar çdo limit! Protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin”, shkruan Mziu. Por Mziu duket se është penduar dhe e ka fshirë komentin. Opozita vendosi dje që të dalë në terren për të takuar qytetarët.

Komenti i Xhelal Mziut