Opozitë-qeveri, shpërthen beteja 
e padive për ndërtimet pa leje

Opozitë-qeveri, shpërthen beteja <br />e padive për ndërtimet pa leje
TIRANE - Shpërthen ‘beteja’ e padive penale mes opozitës dhe mazhorancës duke hapur në këtë mënyrë dhe siparin e debateve, akuzave dhe kundërakuzave mes tyre, vetëm më pak se një vit para startimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Ndërkohë që nuk kanë të sosur përplasjet publike mes Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha me qeverinë e mazhorancës së majtë dhe më konretisht me Ministrinë e Brendshme e INUK.

Përplasje këto në organet e drejtësisë, ku përmes kallzimeve penale respektive, duke përfshirë në këtë mënyrë dhe gjykatën, e cila si gjithnjë mban anën e ish-mazhorancës në pushtet, sot në opozitë, po na japin në mënyrë të detajuar prognozën e atmosferës me të cilën politika do prezantohet në këtë fushatë elektorale, e para për Bashën si kryetar partie dhe e para për Ramën si kreu i qeverisë. Kështu ndërtimet pa leje tashmë janë kthyer në objektin kryesor të kësaj përplasjeje, ku sipas radhës nuk rreshtin paditë mes bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme dhe të INUK. Prishja e ndërtimeve pa leje në kryeqytet ka sjellë dhe debate shumë të forta mes Bashkisë së Tiranës dhe strukturave të qeverisë të ngarkuara me shembjen e tyre.

Gjithçka ka filluar me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që ka rrëzuar kërkesën e njësisë hetimore Task-Forcë për pezullimin e drejtuesit të INUV të bashkisë së kryeqytetit Florenc Hoxha. Vendimi mësohet të jetë marrë ditën e djeshme, ku gjatë procesit gjyqësor prokurori ka kërkuar në mungesë caktimin e masës së sigurimit të “Pezullimit nga detyra” e kreut të INUV Florenc Hoxha. Për të vijuar me faktin që po dje Bashkia e Tiranës ka bërë kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe për ish-kreun e INUK Zyhdi Dajtin.

Sipas Bashkisë së Tiranës këta zyrtarë kanë “shpërdoruar detyrën”, sa i takon ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Po ditën e djeshme, INUK i është kundërpërgjigjur kryebashkiakut Basha menjëherë për akuzat e bëra si dhe kallzimet penale, teksa ka dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzim penal ndaj dy funksionarëve të Bashkisë Tiranë Florenc Hoxhën e Vullnet Topallin.

INUK e ka paditur drejtorin e Policisë Bashkiake Tiranë, Vullnet Topalli, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Për të njëjtën shkelje INUK ka kallëzuar penalisht edhe Florenc Hoxhën, i cili aktualisht mban detyrën e kryeinspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Bashkia Tiranë. Por INUK e ka zgjeruar më tej rrethin e denoncimeve para drejtësisë, teksa ka bërë padi dhe për kryetarin dhe ish-kryetarin e komunës Udenisht. Njëherësh ka paditur në Prokurorinë e Pogradecit për shpërdorim detyre Durim Toska, kreunaktual i Komunës Udenisht, e Nexhmi Dokollarin, ish-kryetar i kësaj komune.

INUK ka dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kallëzim penale për Kryetarin e Komunës Prezë e ish-sekretarin e KRRT, komuna Prezë. Sipas INUK Ahmet Halili, ish-kryetar i KRRT e Luan Llubani ish-sekretar i KRRT-së komuna Prezë akuzohen për vepër penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal. INUK thekson se këta shtetas në bashkëpunim kanë favorizuar ndërtimin e një objekti në kundërshtim me parashikimet ligjore. 

Rama e lajmëroi reformën në INUK
Reforma në INUK e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ka nisur të japë me më shumë forcë produktin e vet, e prezantuar përmes aksionesh të njëpasnjëshme për pastrimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë nga ndërtimet pa leje që u kanë zënë frymën qyteteve. Kështu, gjatë takimit me drejtuesit e policisë të mbajtur më 25 gusht të këtij viti në lidhje me luftën ndaj krimit të mjedisit dhe mbrojtjen e territorit, Kryeministri Rama ka njoftuar shkrirjen e Inspektoratit Ndërtimor Urban Kombëtar dhe brenda 30 ditëve transformohet në funksion të punës së Policisë së Shtetit. Kjo ka sjellë rritjen e efikasitetit të kësaj njësie kundër ndërtimeve pa leje, ndërkohë që ndërhyrjet pa leje në territor dhe në mjedis do të cilësohen njëlloj si krimet e rënda, përpjekje kjo për të evituar ndërtimet pa leje në gjithë vendin.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit