Ora e Kodimit në Vlorë, Harito në shkollën "Halim Xhelo"

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito mori pjesë në aktivitetin "Ora e Kodimit", që u zhvillua në shkollën e mesme të përgjithshme “Halim Xhelo” në qytetin e Vlorës. "Halim Xhelo" është shkolla që ministrja ka në patronazh në kuadër të projektit "Shkolla qendër komunitare".
 
 Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Platformën Albanial MOOC (ALMOOC) dhe Microsoft Albania.
 
Qëllimi i aktivitetit është inkurajimi i nxënësve që të vazhdojnë të programojnë dhe të përqendrohen në arsimin për shkenca kompjuterike, si një fushë me shumë perspektivë për punësim.
 
"Ora e Kodimit" është lëvizje globale që përfshin dhjetëra miliona pjesëmarrës nga më shumë se 180 shtete. Ajo organizohet në kuadër të Javës së Edukimit në Shkencat Kompjuterike.
 
Në Amerikë presidenti Barack Obama ka realizuar “Orën e Kodimit” në Shtëpinë e Bardhë me 20 nxënës të shkollave të mesme.
 
Ky është viti i dytë që organizohet "Ora e Kodimit" në vendin tonë. Gjatë kësaj jave eventi është zhvilluar në 27 shkolla të ndryshme në të gjithë vendin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve