Një ditë pas situatës groteske që u krijua në PD, ku Sali Berisha mësyu në selinë blu, për kryedemokratin Lulzim Basha orët e errëta për partinë më të madhe opozitare në vend janë drejt fundi.
Me një postim në Facebook, Basha kujton themelimin e PD-së, teksa thotë se ashtu siç nisi, si parti për rrëzimin e kultit të individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin, metë njëjtin mision vazhdon edhe sot.
Basha i bën thirrje demokratëve që t'i bashkohen në Kuvendin e 18 Dhjetorit 'për të zgjedhur sërish të ardhmen'.
"Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit", shkruan Basha.
Një ngjarje sa e rrezikshme aq edhe groteske u krijua dje në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha me mbështetësit e tij mësynë në PD dhe zhvilluan një mbledhje të strukturës që ai e quan Komisioni i Rithemelimit, të cilin e krijoi në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndërkohë që Lulzim Basha zhvillonte mbledhjen në një zyrë tjetër me Grupin Parlamentar të PD.
Në deklarata për mediat, Berisha dhe Basha nuk i kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit. Berisha akuzoi Bashën se po tenton të ndalë referendumin e 18 dhjetorit për shkarkimin nga delegatët e Berishës në Kuvend, duke shtuar ai s'e ka ndër mend të tërhiqet nga qëllimi që i ka vendosur vetes për të marrë drejtimin e PD-së. Nga ana tjetër Kryedemokrati i e etiketoi Berishën si i-komunist dhe tub oksigjeni i Ramës, që po rikthen 'fantazmat' e vitit 1997.
Ti ore Bashe, duhet ta kishe bere kete gje qysh ne 2013 kur luani ishte i plagosur i fresket. Tani je shume vone, sepse luanit plak i jane rikuperuar plaget dhe jo se do fitoje, por do shkaktoje shume humbje ne rradhet e tua, dhe ndoshta dhe humbjen tende. Prandaj kjo gje duhej bere qysh ne krye te heres. Gjithesesi te shpresojme te jetesohet shprehja "me mire vone se kurre"
Përgjigju