/ATSH-AFP/ - Kryeministri hungarez, Viktor Orban hodhi sot poshtë imperializmin moral që po përpiqet të vendosë kancelarja gjermane, Angela Merkel në pjesë tjetër të Evropës për pritjen e refugjatëve.
"Më e rëndësishme është që të mos ketë imperializëm moral përsa i përket çështjes së fluksit të imigrantëve", deklaroi ai për shtypin në Bad Staffelstein. Ai kërkoi të drejtën për vendin e tij për të reaguar ndryshe nga Gjermania.