Orban: Hungaria nuk do të largohet nga BE-ja

Orban: Hungaria nuk do të largohet nga BE-ja

Hungaria nuk ka plane që të largohet nga Bashkimi Evropian, tha sot kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Orban shtoi se anëtarët lindorë dhe perëndimorë të bllokut, duhet të gjejnë një kompromis, lidhur me, siç tha ai, të ardhmen e bllokut.

“Ne jemi anëtar të Unionit dhe do të vazhdojmë të jemi anëtar”, tha Orban, gjatë një tubimi të partisë së tij, Fidesz.

Si duket, këto komente të Orbanit, janë kundërpërgjigje ndaj kritikave që disa shtete të BE-së i kanë bërë Hungarisë, lidhur me sundimin e ligjit.

“Ky është shteti ynë, shtëpia jonë dhe askush, përveç hungarezëve, do të mund të vendosë për një gjë të tillë”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Hungaria është bërë anëtare e Bashkimit Evropian më 1 maj, 2004. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Orban...: 30/09/2019 01:58

    Te duhen fonde bablok te financosh projektw pro-ruse????Po kur s'te vene ca sanskione ata te BE-se ty....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë