'Ore hapeni rrugën se kam fëmijët në shkollë', opozita përplaset me qytetarët para Bashkisë së Tiranës, iu bllokon rrugën

'Ore hapeni rrugën se kam fëmijët në shkollë', opozita përplaset me qytetarët para Bashkisë së Tiranës, iu bllokon rrugën

Disa prej qytetarëve para Bashkisë Tiranë, 20 dhjetor 2024

Tiranë-Opozita, konkretisht një grup njerëzish, kanë dalë sërish këtë të premte, të protestonin përpara Bashkisë së Tiranës.

Ata kanë bllokuar rrugën kryesore të kalimit të automjeteve, gjë që ka nervozuar qytetarët.

Një prej tyre ka dalë nga makina dhe iu ka kërkuar protestuesve që të hapin rrugën për vijuar rrugën.

Kjo situatë ka tensionuar gjendjen mes tyre, sidomos pas refuzimit të tyre për të hapur rrugën.

“Hapni rrugën, kam fëmijët në shkollë”, u shpreh qytetari i indinjuar.

Më pas protestuesit kanë zhvendosur podiumin në rrugë për të mos lejuar kalimin e automjeteve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e dy Kuvendeve, diplomati në 'Studio Live': Rama dhe Kurti të tejkalojnë inatet dhe barrierat

Mbledhja e dy Kuvendeve, diplomati në 'Studio Live': Rama dhe Kurti të tejkalojnë inatet dhe barrierat